Zaev: Isha pre e manipulimit të strukturave anti-NATO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus.

Zaev: Isha pre e manipulimit të strukturave anti-NATO
Zaev: Isha pre e manipulimit të strukturave anti-NATO
Zaev: Isha pre e manipulimit të strukturave anti-NATO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus, të cilët përmes telefonit i janë prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zaev: Isha pre e manipulimit të strukturave anti-NATO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus, të cilët përmes telefonit i janë prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Një gjë e tillë, bëri bujë në Shkup pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke folur për gjëra të konsideruara si sekrete shtetërore.

Zaev e kuptoi mashtrimin vetëm pasi dy humoristët e njohur rusë Vovan dhe Leksus i publikuan bisedat në mbrëmjen e së hënës  në kanalin youtube.

Zoti Zaev thotë se ishte bërë viktimë e strukturave mirë të organizuara qëllimi i të cilave është që t’i shkaktojnë dëme direket interesave strategjike Maqedonisë së Veriut në lidhje me integrimin në NATO.

“Kjo është një nga ato përpjekjet për dëmtim direkt të interesave tona strategjike, që ta përfundojmë procesin tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Ato janë struktura të mirëorganizuara për shpërndarje të ndikimit të palës së tretë.,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev është arsyetuar se në listën e të mashtruarve nga këta dy humoristë rusë janë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ish-sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, andaj, sipas Zaevit kjo tregon se është “në një shoqëri të mirë”.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DMNE-ja bisedën e kryeministrit me dy mashtruesit rusë e ka quajtur një skandal serioz, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e zotit Zaev dhe të ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov për shkak të lëshimeve në protokollin diplomatik.

Zaev pranoi autencitetin e bisedës, por mohoi të japë dorëheqje duke i hedhur poshtë akuzat se kishte folur për sekrete shtetërore në këto biseda të manipuluara me telefon.

“Nuk kam asnjë qëllim të jap dorëheqje. Nga ky proces do të dalim edhe më të fortë, nuk mendoj se duhet të “shtrëngoj” komunikimin tim, dua të bisedoj dhe të ndaj informata, unë jam shumë i hapur, por për fat të keq ndonjëherë kjo gjë sjell gjëra të hidhura”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Zaev i kërkon falje Thaçit dhe Kosovës

Shantazhi i humoristëve rusë vuri në siklet edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e përmend Zaevi në kontekst të bisedimeve me Serbinë dhe idenë për korrigjim të kufijve., Zaevi dhe Thaçi janë sqaruar në një bisedë telefonike me ç’rast kryeministri maqedonas  ka kërkuar falje për ndërhyrjen në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Shfrytëzoj rastin që nëse kam lënduar dikë, qoftë presidentin apo qytetarët e Kosovës me atë deklaratë, nuk e kam pasur atë qëllim. Ne jemi vend ekskluzivisht miqësor dhe shpresoj se jam edhe mik i qytetarëve të Kosovës dhe Kosovës. Ne kurrë s’kemi pasur detaje për procesin e bisedimeve, edhe presidenti Thaçi dhe presidenti Vuçiq e dinë këtë”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Ndryshe, audio-incizimet, humoristët rusë i kanë realizuar në gusht të vitit 2018 dhe gjatë muajve janar dhe prill të këtij viti.

Në fokus të bisedave është gjendja e Maqedonisë së Veriut para organizimit të referendumit  për ndryshimin e emrit të shtetit, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë bisedave në fokus ka qenë dhe ndikimi i Rusisë në Maqedoninë e Veriut.



Lajme të ngjashme