ASELSAN vë në veprim sistemin elektronik të mbledhjes së pagesave në autostradën Korridori-10

7 stacione për mbledhjen e pagesave në autostradë u vunë në veprim pasi përfunduan punimet e instalimit dhe fazat e përgatitjes së infrastrukturës.

k.makedonya ucret toplama istasyonu1.jpg

Kompania turke “ASELSAN”, e cila zhvilloi teknologji të forta në industrinë e mbrojtjes, në fushat civile ka zbatuar një shembull të suksesshëm të eksporteve të saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me anë të kontratës në vlerë 15,9 milionë euro kompania ASELSAN në autostradën me pagesë të gjatë afërsisht 200 km ndërtoi “zonën e mbledhjes së pagesave dhe qendrën e kontrollit të sistemit” përgjatë Korridorit-10 që shtrihet nga kufiri i Maqedonisë me Serbinë e deri tek kufiri me Greqinë.

7 stacione për mbledhjen e pagesave në autostradë u vunë në veprim pasi përfunduan punimet e instalimit dhe fazat e përgatitjes së infrastrukturës.

Sistemi elektronik i mbledhjes së pagesave në autostradën Korridori-10 iu prezantua opinionit publik nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autostradave të Maqedonisë, Zoran Kitanov.

Me përdorimin e gjerë të sistemit elektronik të mbledhjes së pagesave, vendi ka arritur një sistem plotësisht automatik dhe modern ku eliminohen parregullsitë, ndërsa proceset e transitit janë përshpejtuar.

Republika e Maqedonisë së Veriut është duke përgatitur për tender një sistem të ngjashëm në autostradën Korridori-8, i cili kalon përgjatë aksit lindje-perëndim të vendit.

Tenderi i ri do të mbahet në formën e një konkursi ndërkombëtar nën patronazhin e Bankës Evropiane për Zhvillim, ndërkaq kompania ASELSAN, e cila ka zgjidhjen më të pjekur për tenderin, është ndër kandidatët më të fuqishëm për kontraktues.



Lajme të ngjashme