Fondacioni Turk “Maarif” diplomon studentët e universitetit të tij “New York Tirana”

Erdoğan: ”Mbështes gjithë punën e fondacionit Maarif për plotësimin e nevojave të popullit vëlla dhe mik shqiptar në fushën e arsimit".

ARN Maarif Diploma 6.jpg
ARN Maarif Diploma 12.jpg
ARN Maarif Diploma 4.jpg
Prof.Dr Halis Yunus Ersöz.jpg
ARN Maarif Diploma 2.jpg
Në Shqipëri Fondacioni Turk “Maarif” diplomon studentët e universitetit të tij “New York Tirana”
Në Shqipëri Fondacioni Turk “Maarif” diplomon studentët e universitetit të tij “New York Tirana”

Në Tiranë është organizuar ceremonia e diplomimit të studentëve të universitetit të Fondacionit Turk “Maarif” për nivelin e studimeve bachelor, master dhe doktoraturë.

Në Shqipëri Fondacioni Turk “Maarif” diplomon studentët e universitetit të tij “New York Tirana”

Në Tiranë është organizuar ceremonia e diplomimit të studentëve të universitetit të Fondacionit Turk Maarif për nivelin e studimeve bachelor, master dhe doktoraturë.

Ceremonia për studentët e Universitetit New York Tirana, e mbajtur në ambientet e Teatrit ArTurbina në Tiranë, ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve turke, të institucioneve shqiptare, pedagogë, studentë dhe prindër.

Gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku ndër të tjera në mesazhin e tij thekson se, "Mbështes gjithë punën e fondacionit tonë për plotësimin e nevojave dhe kërkesave të popullit vëlla dhe mik shqiptar në fushën e arsimit në të gjitha nivelet".

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Rinisë dhe Sporteve i Turqisë, Prof.Dr Halis Yunus Ersöz, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se ky universitet do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e miqësisë mes Turqisë dhe Shqipërisë.

"Kohët e fundit është e dukshme që është edukimi që do i lidh popujt së bashku. Një universitet me të tilla vizione do të ketë mbështetjen e qendrës tonë Maarif. Gjithashtu do të rritet mbështetja jonë për të gjithë të diplomuarit e këtij universiteti. Dua të theksoj se të gjithë të diplomuarit që janë pjesë e një familje shumë të madhe të Fondacionit Maarif do të jenë pjesë jo vetëm e kësaj familje të madhe, por edhe pjesë e popullsisë 80 milionëshe e shtetit turk.", tha Ersöz.

Ai më tej theksoi se Turqia do të jetë mbështetësi kryesor i studentëve në çdo fazë të jetës.

"Jam i sigurt që të gjithë të diplomuarit e këtij universiteti do të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme akoma më të mirë për të gjithë ne dhe do të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së vendit të tyre", theksoi Ersöz.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se Fondacioni Maarif pret me padurim për ta bërë këtë universitet jo vetëm më prestigjiozin në Shqipëri, por edhe më prestigjiozin e të gjithë rajonit.

"Brenda një periudhe shumë të shkurtër do të jeni me të vërtetë shumë krenarë që jeni diplomuar në këtë universitet. Natyrisht, në këtë kuptim do të sjellim fuqinë siç e shihni tani, të sektorëve privat turq. Kontributet e prekshme synojnë funksionimin më efikas të këtij universiteti dhe në të ardhmen e afërt do të krijojmë një partneritet midis sektorit privat dhe universitetit. Kjo do të japë një kontribut të vërtetë në mirëqenien dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm të Shqipërisë", deklaroi Yörük duke iu drejtuar studentëve.

Përfaqësuesja e Fondacionit Maarif, Prof.Dr. Aşkın Asan, gjatë ceremonisë u shpreh se fondacioni e përcakton arsimin si një proces dinamik dhe të përhershëm të të mësuarit, që sipas saj do të lulëzojë ekzistencën kulturore dhe shoqërore.

Duke theksuar se Fondacioni Turk Maarif ka aktivitete edukimi në dhjetëra vende të ndryshme, Asan tha:  "Në total kemi 272 shkolla dhe 30.000 studentë anembanë botës. Do të thotë që kemi gjithsej 30.000 vëllezër e motra në të gjithë botën. Fondacioni Turk Maarif është bërë shumë i suksesshëm dhe një markë e shquar arsimore në arenën ndërkombëtare".

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe rektori i Universitetit New York Tirana, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, i cili theksoi se “falënderon prindërit të cilët na kanë besuar edukimin e fëmijëve të tyre”.

Fondacioni Turk Maarif administron disa institucione arsimore në Shqipëri, përfshirë edhe Universitetin New York Tirana.

Vlen të përmendim se Universiteti New York Tirana i cili u themelua si universiteti i parë privat në Shqipëri në vitin 2002, më pas filloi aktivitet arsimore edhe në nivelet e kopshtit të fëmijëve, shkollës fillore dhe të mesme.

Sot këto institucione arsimore kanë mbi një mijë nxënës prej të cilët 750 studentë, 180 në shkollë të mesme dhe 90 nga kopshti i fëmijëve e deri në klasën e 9-të, ndërsa kanë bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të New York-ut, që mundësojnë diploma të dyfishta. 
Në këto institucione të cilat me vitin akademik 2018-2019 kanë vazhduar nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif në mënyrë më cilësore dhe suksesshme, deri në shkollën e mesme mësimi është dhënë në gjuhën shqipe, ndërsa në universitet dhe më tej në gjuhën angleze.

Universiti përbëhet nga 3 fakultete, 9 drejtime, 35 programe dhe 3 qendra hulumtimesh, si dhe ofron arsim në drejtime të ndryshme deridiplomike dhe postdiplomike. Në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror, gjenden hapësira sportive të mbyllura dhe të hapura, gjithashtu edhe hapësira ku mund të bëhen aktivitetet socio-kulturore.

Fondacioni Turk Maarif që synon të ofrojë arsim cilësor duke ndërtuar kampusin e vet në Shqipëri për një kohë të shkurtër, në kuadër të shkollave të tij gjenden laboratorë të biologjisë, fizikës, kimisë, bibliotekë të pasur, qendra për hulumtime që ndihmojnë studentët në procesin arsimor të tyre si dhe amfiteatër. 

Fondacioni Maarif me shkollat e New York në vitet e ardhshme gjithashtu planifikon që të ofrojë arsim në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nivele të ndryshme, me mundësi të ndryshme të bursave dhe mundësi që studentët të mund të vazhdojnë arsimimin e tyre në Turqi, ku në bashkëpunimin me shkollat që operojnë në Shqipëri synon të zhvillojë sistemin arsimor në vend. 

 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme