Turqia partner besnik i Malit të Zi në investime

Gjatë nëntë viteve të fundit Turqia ka investuar në Mal të Zi 187 milionë euro, duke u radhitur në vendin e pestë të investitorëve më të fuqishëm në këtë vend të Ballkanit Perëndimor.

1229886
Turqia partner besnik i Malit të Zi në investime
Vlastimir Goluboviq_Songül Ozan.jpg
Skender Durmishi_Milo Gjukanoviq.jpg
Karadağ kabine toplantısı_Dushko Markoviq.jpg
Roaming_dolaşım ücretleri düşüyor_balkanlar.jpg
Karadağ_Ülgün_Ulqin plajı.jpg
Karadağ_Ulqi_Ülgün_turistler 2018_b.jpg

Vazhdojnë të shënojnë rritje investimet turke në Malin e Zi

Vlera e mallrave ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë në vitin 2018-të ka qenë 100 milionë euro. Ndërkohë që Malin e Zi e kanë vizituar 45.000 turistë nga Turqia të cilët kanë realizuar 110.00 bujtje. Në ekonominë e këtushme nga viti 2010 Turqia ka investuar 187 milionë euro, prej të cilave 54 milionë në vitin 2018-të. Me këto të dhëna shteti i Turqisë radhitet në vendin e pestë të investitorëve më të fuqishëm në Malin e Zi. Trendet pozitive shënohen edhe në katër muajt e parë të këtij viti ku shkëmbimi i mallrave kap shifrën prej 45 milion. Në  Mal të Zi veprojnë 2.282 sipërmarrje nga Turqia. Këto të dhëna u prezantuan në takimin që kryetari i Dhomës Ekonomike të Malit të Zi, Vlastimir Goluboviq pati me Ambasadoren e Turqisë Songul Ozan. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ekziston hapësira që ato të forcohen edhe më shumë, për çfarë ndihmesë mund të japin edhe dhomat ekonomike të dy vendeve. Turqia edhe më tej do të nxisë kompanitë e veta që të investojnë në Mal të Zi dhe dyert e Ambasadës janë të hapura për afaristët e Malit të Zi që dëshirojnë të kontribuojnë në shkëmbimin e mallrave, ka thënë ambasadorja Ozan dhe ka shtuar se qëllimi është hapja e vendeve të reja të punës dhe zbutja e papunësisë. Në këtë drejtim mund të sjellim edhe përvojën e Turqisë ka shtuar znj. Songul Ozan. Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit Ambasadorja Ozan ka theksuar se në këtë fushë Turqia ka realizuar afro 30 milionë euro. Sipas saj parakusht për zhvillimin e turizmit është lidhja me veprimtarinë agrare dhe infrastruktura rrugore, e Turqia është e gatshme që në këtë drejtim të japë kontributin dhe përvojën e vet. Nga ana tjetër Kryetari i dhomës ekonomike të Malit të Zi, Vlastimit Goluboviq ka thënë se turizmi, komunikacioni energjetika dhe bujqësia janë fushat prioritare të zhvillimit të vendit. Ai e ka njoftuar Ambasadoren Ozan me projektet aktuale që po realizohen në këto fusha, ku theks të veçantë i ka kushtuar punës së kompanive të mëdha turke siç janë “Port of Adria” dhe Toshçelik, të cilat planifikojnë të zgjerojnë kapacitetet e tyre në Mal të Zi. Goluboviq po ashtu i ka prezantuar Ambasadores Songul Ozan organizimin e punëve të Dhomës Ekonomike duke veçuar që ajo është në shërbim të gjithë anëtarëve të saj, ku bëjnë pjesë edhe kompani turke që veprojnë në këtë republikë.

Ambasadori në largim i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi takohet me zyrtarët e lartë vendorë

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi është takuar me Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq në prag të përfundimit të mandatit të tij diplomatik. Presidenti ka vlerësuar lartë rolin e Ambasadorit Durmishi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ka vlerësuar punën dhe angazhimin e tij në këtë drejtim. Ambasadori në largim Skender Durmishi po ashtu është takuar edhe me nënkryetarin e parlamentit Genci Nimanbegu, ku është shprehur kënaqësia e dyanshme që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve sovrane dita-ditës po avancohen gjithnjë e më shumë. Në takim është thënë se duhet të rriten angazhimet e të dyja palëve për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore sidomos rruga Plavë–Deçan si me rëndësi primare. Z. Nimanbegu ka falënderuar Ambasadorin e parë të Kosovës në Mal të Zi për profesionalizëm, shembull të jashtëzakonshëm diplomatik dhe prezantim të denjë të vendit të tij në këtë mision që mund të shërbejë si shembull për të gjithë.

Mali i Zi merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poloni  

Delegacioni qeveritar i Malit të Zi, i kryesuar nga kryeministri i vendit Dushko Markoviq, do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Poloni. Ai fillimisht do të takohet me homologun e tij polak Mateush Moravjeck, për të vazhduar më pas pjesëmarrjen në Samit në kuadër të Procesit ët Berlinit. Ministri i Jashtëm Srgjan Darmanoviq dhe ministri i Brendshëm Mevludin Nuhoxhiq si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Milan Srzentiq do të marrin pjesë në takimet e ndara të ministrave të Ekonomisë, ministrave të Jashtëm dhe atyre të Punëve të Brendshme. Anëtare e delegacionit nga Mali i Zi është dhe ministrja e Shkencës Sanja Damjanoviq. Në punimet e Samitit janë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian (BE).

Policë nga Shqipëria do të patrullojnë bregdetin e Malit të Zi gjatë sezonit veror

Drejtori i drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq dhe homologu i tij nga Shqipëria Ardi Veliu nënshkruan protokollin e bashkëpunimit, i cili parasheh që kolegët nga Shqipëria së bashku me ato nga 5 vende të tjera të Rajonit të qëndrojnë në bregdetin e Malit të Zi gjatë muajve të verës. Të dy drejtorët kanë vlerësuar që policitë e dy shteteve në vazhdimësi kanë partneritet profesional të bashkëpunimit dhe rezultate konkrete. Veloviq dhe Veliu janë pajtuar që lufta e përbashkët kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, migracioni ilegal dhe sfidat e tjera të sigurisë janë aspekt i rëndësishëm i veprimit që në periudhën e ardhshme do të intensifikohet. Zyrtari i lartë i Policisë Shqiptare ka vlerësuar nevojën për shkëmbimin operativ direkt të informacioneve ndërmjet dy policive e kjo duhet të vazhdohet në interes të qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Zbriten për 90% çmimet e telefonisë celulare Roaming për vendet e Ballkanit 

Në Mal të Zi është përshëndetur ulja për rreth 90% e çmimit të Roaming-ut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Veçmas këtë masë e kanë përshëndetur ata që merren me sektorin e turizmit, pasi me këtë vendim të gjithë mysafirët që do të kalojnë pushimet në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë do të paguajnë çmime shumë të ulëta të Roaming-ut. Ulja e çmimeve siç dihet është pjesë e strategjisë për barazinë e çmimeve me ato të Bashkimit Evropian ( BE), ku shërbimet Roaming paguhen njësoj si në shtetin amë. Ulja e çmimeve do të bëhet gradualisht ndërsa qëllimi është që deri në vitin 2021të hiqen krejtësisht.

Nga data 26-30 korrik do të organizohet panairi i Librit Ulqini 2019-të

Në Organizatën turistike të Ulqinit po bëhen përgatitjet e duhura rreth organizimit të Panairit të Librit Ulqinin 2019-të, që do të zhvillohet nga data 26-30 korrik në shëtitoren e Plazhit të Vogël të Ulqinit. Panairi konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme kulturore, jo vetëm në botën e librit, për të gjithë hapësirën shqipfolëse, me pjesëmarrjen e shtëpive botuese dhe personaliteteve të njohura të kulturës në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Në panairin e këtij viti do të marrin pjesë dhjetëra ekspozues, shtëpi botuese, institucione kulturore dhe të arsimit të lartë dhe organizata të tjera që punojnë me librin. Në ceremoninë e hapjes solemne krahas zyrtarëve lokalë do të jenë të pranishëm dhe ministrat e kulturës të Mali të zi dhe Shqipërisë Aleksandar Bogadanoviq dhe Evla Margariti.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme