Mali i Zi avancon në rrugën drejt integrimit të plotë në BE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuaknoviq takohet me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

1221830
Mali i Zi avancon në rrugën drejt integrimit të plotë në BE
Karadağ Cumhurbaşkanı_Millo Gjukanoviq_Milo Djukanoviç.jpg
Karadağ Türkiye B.Elçisi_Songül Özan.jpg
Songül Ozan_Faik Nika.jpg
Loro Nrekiq_Rajzing Rajnke.jpg
Predrag Mitroviq Karadağ-da Türk işverenlerle görüştü.jpg

Millo Gjukanoviq: Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës i Bashkimit Evropian

Me ftesë të ambasadorit të Rumanisë, vendit kryesues të Bashkimit Evropian (BE) Ferdinand Nagj mysafir me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Podgoricë ishte Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Duke falënderuar nikoqirin shefin të delegacionit të BE dhe të gjithë ambasadorët për kontributin e dhënë për Malin e Zi në rrugën drejt integrimit evropian Gjukanoviq veçoi rëndësinë e këtij takimi në kontekstin e konkluzave të miratuara nga Këshilli për Punë të Përgjithshme të mbajtur në Parlamentin Evropian. Sipas Gjukanoviq  është me rëndësi të veçantë politika e ardhshme e Evropës në kërkimin e bilancit ndërmjet asaj që pritet ndaj Ballkanit dhe Evropës si lojtar global. Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi në vitet e fundit ka treguar përparim të qartë të strategjisë dhe kapacitet të mjaftueshëm që garanton realizimin e kësaj strategjie. Gjatë kësaj kohe,- veçoi presidenti,- Mali i Zi ka pasur sukses që të ruajë harmoninë shumë etike dhe të emancipojë vendin nga varësia ndaj Rajonit dhe sot si anëtar i NATO-s dhe si vend lider i Ballkanit drejt integrimit në Bashkimin Evropian tregon se është në gjendje që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e kohës. Mali i Zi,- tha Presidenti Gjuaknoviq,- do të vazhdojë me avancimin pa kompromis të shtetit ligjorë dhe zhvillimin ekonomik . Ndërkaq Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) theksuan kontributin e Malit të Zi në forcimin e stabilitetit të Rajonit dhe pasqyrën konstruktive të vendit në vlerësimin dhe konkluzave të  Këshillit të Evropës. Gjatë këtij takimi interes i veçantë iu kushtua  miratimit të ligjit të ri për liritë fetare. Lidhur me këtë çështje presidenti i Malit të Zi Millo Gjuaknvoiq tha se Mali i Zi është i vendosur që të zgjidhë çështjet shumë delikate të Kishës dhe nuk do te bëhet pre e provokimeve të ndryshme që mund të shkaktojnë tensione dhe acarojnë situatën.

Shtatorja “Ankara” në Podgoricë, simbol i bukur i miqësisë 

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan u takua me kryetarin e Podgoricës Ivan Vukoviq dhe i shprehu falënderime për emërimin e një shëtitoreje të re në Podgoricë e cila do të mbajë emrin e kryeqytetit të Turqisë. Shëtitorja Ankara është një simbol i bukur i miqësisë tonë,- tha znj. Ozan. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer. Ndërtimi i rrugës së re në Podgoricë është me të vërtetë impresionues dhe sipas saj Podgorica mund të radhitet ndër qytetet më të pastra të Ballkanit. Në takim ambasadorja e Turqisë, Songul Ozan tha së në periudhën e ardhshme në bashkëpunim me strukturat e kryeqytetit në shëtitoren Ankara do të organizohen manifestime të ndryshme kulturore. Bashkëbiseduesit konstatuan që ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë ekziston një bashkëpunim dinamik në të gjitha fushat e kryetari i Podgoricës paralajmëroi në një të ardhme të shpejtë realizimin e një investimi të rëndësishëm nga ana e investitorëve turq në Podgoricë. Po ashtu kryeqytetin e Malit të Zi së shpejti pritet ta vizitoi nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me të cilin do të bisedohet për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta, ndërkohë që Ambasadorja Ozan paralajmëroi dhe vizitën në Podgoricë të Kryetarit të Ankarasë.

Edhe shqiptarët e Malit të Zi në projektet e Ambasadës së Turqisë në Mal të Zi  

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika realizoi një vizitë në zyrën e Ambasadores së Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan. Në takimin dy palësh u fol për mundësitë e bashkëpunimit institucional ndërmjet Këshillit dhe Ambasadës së Turqisë, konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit për përgatitjen e kuadrove shqiptare nga Mali i Zi në shtetin e Turqisë, në profile të ndryshme si: hotelieri-turizëm, bujqësi, blegtori, industri ushqimore etj. Po ashtu u fol  edhe për mundësinë e bashkëpunimit  në fushën e kulturës me theks tek shoqëritë kulturo-artistike, folklori, teatri, artizanati, vizita e qyteteve ku jetojnë shqiptarët në Turqi, rikonstruktimi i objekteve më rëndësi historike në shërbim te turizmit.

Vizitë e ambasadores së ShBA-ve në Ulqin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhudi Rajzing Rajnke dhe Shefi i seksionit politik pranë ambasadës Z. Luis Giter qëndruan për një vizitë pune në Ulqin. Ata u takuan me Kryetarin e komunës Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Ambasadorja u interesua që të njihet më për së afërmi me planet zhvillimore të Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna. Ajo, vlerësoi resurset e shumtë dhe bukuritë mahnitëse të Ulqinit duke veçuar disa nga to si asete me vlera të jashtëzakonshme. Kryetari Nrekiq vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe rolin e ShBA-së në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ai tha se klima për investime dhe interesimi i të huajve për të investuar në Ulqin është gjithnjë e më i madh. Ai foli për diasporën dhe kërkoi që investitorët amerikanë të jenë të pranishëm në projektet në Ulqin. Ambasadorja premtoi angazhimin dhe ndihmën e Ambasadës në këtë drejtim dhe në forcimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të mëdha ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së ShBA-së në Podgoricë. Paraprakisht në Ulqin ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me udhëheqësit dhe anëtarët e shoqatës humanitare “Amaneti”, të cilët muaj të tërë ofruan ndihma dhe racione falas për familjet në nevojë në komunën e Ulqinit dhe të cilët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shtruan iftar të hapur për mbi 2000 persona.

Takim i përfaqësuesve të afaristëve dhe investitorëve nga Turqia me kryetarin e Unionit të punëdhënësve të Malit të Zi 

Në Podgoricë u zhvillua takimi ndërmjet kryetarit të unionit të punë dhënësve të Malit të Zi, Predrag Mitroviq dhe kryetarit të asociacionit të afaristëve dhe investitorëve të Turqisë në mal të Zi, Ertaç Güngör. Palët ranë dakord për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit si dhe aktivitete të përbashkëta të dy shoqatave. Ata po ashtu biseduan për potencialet ekonomike dhe investuese të Malit të Zi, bashkëpunimin e afaristëve dhe për mundësinë e lidhjeve më të forta ndërmjet ndërmarrjeve të Malit të Zi dhe atyre nga Turqia. Z. Ertaç Güngör theksoi interesin e veçantë të ndërmarrjeve turke që të jenë të pranishme në tregun e Malit të Zi dhe investimeve në sektorin e turizmit, bujqësisë, energjetikës, sistemit bankarë dhe veçmas në fushën e ndërtimtarisë. Përfaqësuesit e punëdhënësve nga Mali i Zi njoftuan kolegët e tyre me situatën aktuale në ekonominë e Malit të Zi, potencialet ekonomike në vend dhe për benefitet e investimeve të ardhshme dhe bashkëpunim me kompanitë nga Mal i Zi. Të dyja palët ranë dakord për bashkëpunim në projekte të përbashkëta veçmas në fushën e investimeve dhe zhvillimit të sektorit të ndërtimtarisë.

Në Tuz hapet ekspozita e piktorit nga Ulqini Qazim Muja 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klub” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” do të organizojnë ekspozitën figurative “Refleksione” të piktorit Qazim Muja. Ky piktor njihet dhe vlerësohet nga kritika për tablotë e tij eksperimentale dhe përcjelljen e mesazheve që bartin ato për botën e shenjave dhe perfeksionin tokësor. Kritika thotë se pikturat e Qazim Mujës transmetojnë një botë plotë ngjyra dhe tone melankolike. Autori ka pasur paraqitje të shumta në vend dhe botë me ekspozita personale dhe kolektive.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme