Maqedonia e Veriut shënon progres në implementimin e masave të OECD

Sipas raportit të fundit për “Indeksin e politikave për ndërmarrje të vogla dhe të mesme për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë”, Maqedonia e Veriut ka treguar zhvillim dhe progres në implementimin e masave nga OECD.

Maqedonia e Veriut shënon progres në implementimin e masave të OECD

Sipas raportit të fundit për “Indeksin e politikave për ndërmarrje të vogla dhe të mesme për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë”, Maqedonia e Veriut ka treguar zhvillim dhe progres në implementimin e masave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Verirut, Kreshnik Bekteshi, pas prezantimit të raportit në deklaratën për mediat tha se në raport janë vënë në re hapat pozitivë në krijimin e politikave për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

"Në raportin që është përpiluar thuhet se janë bërë lëvizje të mëdha pozitive gjatë dy viteve të fundit lidhur me krijimin e politikave, por njëkohësisht edhe fillimin me zbatimin e politikave për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në shtetin tonë”, theksoi Bekteshi.

Në raport, për Maqedoninë e Veriut, janë treguar edhe anët e dobëta, ndërsa ato janë në pjesën e klimës së biznesit në procedurën e dhënies së licencave në pjesën e falimentimit nën dimensionin e ndjekjes dhe vlerësimit të procedurave të falimentuara.

“Por, sigurisht se ka gjëra për të cilat duhet të punojmë më shumë ndërsa kjo është në pjesën e falimentimit. Dëshiroj ta informoj opinionin se momentalisht po punojmë për zgjidhje të re ligjore në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe periudhën e ardhshme do të kemi Ligj të ri për falimentim”, tha Bekteshi.

Në raport, po ashtu qëndron se ka arritje të konsiderueshme në rritjen e burimeve financiare në fondin e inovacionit, për ndërmarrjet inovative të mesme dhe të vogla dhe harmonizimin e ligjit për furnizime publike me rregullat e BE-së.

Projekti është financuar nga ana e BE-së, ndërsa është zbatuar nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Anadolu Agency (AA)

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Fjalët Kyçe: Maqedoni , NATO , Kreshnik Bekteshi

Lajme të ngjashme