Maqedonia e Veriut: Anëtarësimi i vendit në NATO do të ndikojë pozitivisht në rajon

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Maqedonia e Veriut: Anëtarësimi i vendit në NATO do të ndikojë pozitivisht në rajon

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit Veri-Atlantik, po qëndrojnë në vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, ku realizuan takime me krerët shtetërorë të vendit.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, në takimin me Stoltenbergun dhe delegacionin, presidenti ka shprehur kënaqësinë, siç thuhet në kumtesë, për faktin që Këshilli Veri-Atlantik vjen për vizitë historike në një periudhë shumë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.

“Jam i bindur se të gjithë të pranishmit vlerësojnë përparimin demokratik thelbësor dhe miratimin e reformave që synojnë restaurimin e rendit institucional dhe të drejtësisë në shtet. Nuk do të doja të numëroj të gjitha reformat. Këtu vetëm do të theksoj nënshkrimin e dy marrëveshjeve kyçe me fqinjët tanë, Greqinë dhe Bullgarinë, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”, thuhet në kumtesë.

Ai ka shprehur bindjen se “anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO pozitivisht do të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, me çka ndikimi i faktorëve margjinal të jashtëm do të sillet në minimum”.

Anadolu Agency (AA).



Lajme të ngjashme