Në Prishtinë hapet Qendra për Zhvillim të komunitetit malazez në Kosovë

Qendra për zhvillimin e komunitetit malazez në Kosovë - nyje e fortë e bashkëpunimit midis dy vendeve mike.

1211229
Në Prishtinë hapet Qendra për Zhvillim të komunitetit malazez në Kosovë
Dushko Markoviq_Ramush Haradinaj3.jpg
Songül Ozan_Karadağ kuzey illerini ziyaret etti.jpg
Türkiye Podgoriçe  B.Elçiliği iftar.jpg
budva
Dushko Markoviq_Ramush Haradinaj.jpg

Kryeministri i Malit të Zi Dushko, Markoviq qëndroi për një vizitë pune në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez. Në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez morën pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Merret vesh se Krerët e shtetit të Kosovës kanë folur rreth rëndësisë së hapjes së kësaj qendre për malazezët që jetojnë në Kosovë, fqinjësinë e mirë dhe aleancën mes dy shteteve. Presidenti Thaçi ka thënë se është një ditë e veçantë për Malin e Zi dhe Kosovën, sepse po hapet shtëpia e zhvillimit, e progresit, mirëkuptimit dhe miqësisë së përjetshme që kemi pasur midis Kosovës dhe Malit të Zi. Ramush Haradinaj tha se malazezët do të kenë gjithmonë vendin e tyre në Kosovë dhe kushdo që jeton në Kosovë do të trajtohet njësoj pa dallim. Haradinaj ka thënë se historia e popujve të Ballkanit nuk ka qenë e mirë, por tash jemi në paqe, jemi fqinj dhe jemi aleatë. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Kosova dhe Mali i Zi kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe Mali i Zi na ka ndihmuar dhe, po ashtu, si Kosovë e kemi ndihmuar. Vizita e kryeministrit Markoviq realizohet një ditë pas operacionit të gjerë që ndërmorën autoritetet e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe para nisjes gazetarët e pyetën Kryeministrin e Malit të Zi a do të anulohet vizita në Kosovë për shkak të situatës së krijuar. Kryeministri nga ana e tij u përgjigj se këtë situatë të krijuar e kupton si rezultat i luftës kundër krimit të organizuar, andaj vizita nuk anulohet. Markoviq ka shprehur kënaqësi që do të jetë në mesin e bashkësisë së malazezve që jetojnë në Kosovë e që do të hapë atje qendrën e tyre. Në Prishtinë u shpreh ai do të bisedojmë për çështje të rëndësishme që do të shpien drejt pozicionit më kualitativ të bashkësisë malazeze në Kosovë. Ky është dhe qëllimi i vizitës time atje ka shtuar Markoviq.

Mali i Zi nuk do ti prishë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Kryeminsirtri i Malit të Zi, Dushko Markoviq duke iu përgjigjur pyetjeve të kryetarëve të grupeve të deputetëve në parlamentin republikan u ndal tek pyetja e parashtruar nga ana e përfaqësuesve të Frontit Demokratik në opozitë për të komentuar marrëdhëniet që Mali i Zi ka me Rusinë dhe a do të ndërpriten ato, pas ngritjes së aktakuzave të dy shtetasve rusë të përzier, për siç thonë, grusht shteti në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Lidhur me këtë çështje Kryeministri Markoviq tha se Mali i Zi nuk do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me federatën Ruse, por me durim dhe mirëkuptim do të vazhdojë që këto marrëdhënie të përmirësohen dhe të ngrihen në një nivel më të lartë. Sipas kryeministrit, pas shqiptimit të dënimit nuk ekziston rreziku për paqen dhe stabilitetin e vendit. Qytetarët e Malit të Zi gjatë historisë së vështirë dhe dramatike kanë treguar që janë të aftë që të përcjellin vlerat e paqes dhe bashkëjetesës.

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi viziton qytete veriore të vendit 

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan vazhdon takimet me kryetarët e komunave të Malit të Zi. Së fundmi vizita u përqendrua në veri të vendit, ku Ambasadorja Ozan së bashku me bashkëpunëtorët e saj vizituan qytetin e Bijelo Poles dhe Beranes. Në takime me kryetarët e këtyre komunave u veçua që këto dy qytete janë qendra të rajonit verior të Malit të Zi, ku realizohen një sërë projektesh kapitale, andaj çdo herë u bëhet ftesë investitorëve turq që të hapin bizneset e tyre në këto qytete të veriut të Malit të Zi. Ambasadorja Songul Ozan premtoi se gjatë vizitës kthyese do të mund të flasin edhe për plane dhe projekte konkrete në veri të Malit të Zi.

Së shpejti hotel me 5 Yje në Budvë, investim i kompanisë turke

Komuna e Budvës i ka dhënë leje kompanisë turke “Mia Investments” që të ndërtojë një hotel me 5 yje në parcelën elitare në afërsi të panairit të “Adriatikut “ vetëm 20 metra larg plazhit. Ky objekt do të ketë dy kulla me nga 15 akte e kompania “Mia Investments” ka marrë për obligim që në një afat prej dy vitesh nga ndërtimi i hotelit, qytetit të Budvës ti ndërtojë edhe një kopsht për fëmijë.  

Ambasada e Turqisë në Mal të Zi shtroi iftarin tradicional 

Edhe këto ditët e fundit të muajit të Ramazanit vazhdon organizimi i Iftareve dhe aktiviteti i ndarjes së ndihmave për familjet skamnore në Mal të Zi. Ambasada e Republikës së Turqisë në Mal të Zi organizoi mbrëmë iftarin tradicional në Qendrën Kulturore Islame në Tivar. Të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore, kryetarë të komunave të Malit të Zi, korit diplomatik, përfaqësues të konfesioneve të ndryshme që jetojnë në Mal të Zi, bashkëpunëtorë dhe miq të Turqisë.

Nikoqirja e Iftarit, Ambasadorja e Republikës së Turqisë Songul Ozan i falënderoi të gjithë për prezencën në Iftar dhe shtoi se “Mali i Zi është shembull në Ballkan për ruajtjen e diversitetit dhe harmonisë midis njerëzve të besimeve dhe nacionaliteteve të ndryshme. Pavarësisht nga përkatësia fetare, para Zotit njerëzit janë të gjithë njëlloj. Me ne sonte janë Reisi i Bashkësisë Islame, mitropolisë ortodokse si dhe miqtë tanë të besimit katolik. Është shumë me rëndësi të jemi tolerant dhe të respektojmë njëri tjetrin. Për këtë Mali i Zi është shembull në Ballkan. Qytetarët e Malit të Zi duhet të jenë krenar për këto vlera”, tha Ambasadorja Songul Ozan. Krahas miqve dhe të ftuarve të tjerë në këtë Iftar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera turke që punojnë në Mal të Zi. Përndryshe edhe këtë vit Iftare në Mal të Zi kanë organizuar edhe TIKA, “Ziraat Bankasi”, Toshçelik dhe kompania e fluturimeve “Turkish Airlines”.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme