Greqi – Kryeministri Tsipras lajmëron zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi partia e tij humbi me një diferencë të konsiderueshme nga partia opozitare kryesore në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE).

1209197
Greqi – Kryeministri Tsipras lajmëron zgjedhje të parakohshme

Duke vlerësuar zgjedhjet e PE-së dhe ato lokale në selinë e partisë së tij SYRIZA, Tsipras tha se rezultatet e zgjedhjeve kanë mbetur mbrapa pritjeve të tyre.

"Shpërfillja e rezultateve nuk është një sjellje që më ka hije mua", deklaroi Tsipras.

"Pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të kërkoj nga presidenti të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare", shtoi kryeministri grek.

Zgjedhjet, të cilat sipas kalendarit normal do të mbaheshin në tetor, pritet të realizohen në muajin qershor.

Ndryshe, sipas rezultateve jozyrtare, partia opozitare greke Demokracia e Re (ND) ka rezultuar si partia e parë në zgjedhjet e PE-së me 32,8 për qind të votave, kurse SYRIZA ka marrë 24 për qind.

Sipas këtyre rezultateve, ND pritet të fitojë shtatë ulëse në PE, kurse SYRIZA gjashtë.

Nga ana tjetër, Lëvizja e Ndryshimit (KINAL) e qendrës së majtë, Partia Komuniste Greke dhe Agimi i Artë i ekstremit të djathtë pritet të përfaqësohen me nga dy deputetë secila, kurse partia proruse Zgjidhja Greke dhe Partia MeRa 25 e kryesuar nga ish-ministri i Financave Yannis Varoufakis, do të zënë nga një ulëse.

Menjëherë pas fillimit të shpalljes së rezultateve, lideri i ND-së, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se qeveria ka humbur zgjedhjet dhe bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. / AA



Lajme të ngjashme