Mali i Zi shënoi 13-vjetorin e pavarësisë

Pas 13 viteve pavarësi Mali i Zi faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal.

karadağ.jpg
Karadağ yatırıma karşılık vatandaşlık verecektir.jpg
Faik Nika-Besa Shahini.jpg
Karadağ_Ulqin_Ülgün_iftar 2019.jpg
Karadağ_Ulqin_Ülgün_iftar 2019_b.jpg
Karadağ_Ulqin_Ülgün_Ramazan gıda yardımı.jpg

Me aktivitete të ndryshme u shënua 13-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi

Mali i Zi më 21 Maj festoi 13 vjetorine pavarësisë, ku me anë të referendumit 55.5 % e zgjedhësve i thanë po këtij opsioni. Me këtë rast presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq duke uruar qytetarët tha se pas 13 viteve nga shpallja e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare, sot me krenari mund të veçojmë se koha ka vërtetuar hapin historik që ka bërë gjenerata jonë. Mali i Zi tashmë është faktori i rëndësishëm i stabilitetit rajonal, anëtar i vlerësuar i NATO-s e që është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidenti Gjukanoviq ka shtuar se Mali i Zi është lider i zhvillimit ekonomik e gjithnjë e më shumë vend tërheqës dhe destinacion turistik që po shënon rritje të vazhdueshme dhe në standardin e qytetarëve. Sipas tij multikulturalizmi dhe multikonfesionalizmi e bëjnë atë të veçantë e kjo pasuri duhet të kultivohet edhe në të ardhmen ka veçuar Gjukanoviq.

Pritje tradicionale në kryeqytetin historik të Malit të Zi 

Dita e pavarësisë së Malit të Zi u shënua në të gjitha qytetet e kësaj republike, në Ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike. Ndërsa kryeministri i vendit Dushko Markoviq organizoi pritjen tradicionale në kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetinjë. Ai duke folur para krerëve shtetërorë, korit diplomatik dhe të ftuarve të shumtë tha se me shpalljen e pavarësisë u përmirësua gabimi 100-vjeçar historik dhe Mali i Zi u rikthye në hartën politike botërore e me këtë ai ju rikthye të ardhmes në vend të kaluarës së miteve dhe se ngjarjet që pasuan kanë vërtetuar orientimin e drejtë strategjik që Mali i Zi të integrohet në bashkësinë e avancuar të botës moderne, Aleancës Veri-Atlantike dhe Bashkimit Evropian (BE). Të shtojmë që shënimi i festës së 13-vjetorit të Pavarësisë përfundoi me organizimin e një koncerti të madh në qendër të Podgoricës. Mbresa të shumta tek spektatorët la performanca e DJ turk Mahmut Orhan, i cili siç dihet gëzon një popullaritet të madh në mbarë Evropën.     

Ambasadorja e Turqisë takohet me kryetarin e komunës së Tivatit 

Kryetari i Komunës së Tivatit, Sinisha Kusovac priti në një takim pune Ambasadoren e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan, këshilltaren për çështje ekonomike Fatma Derya Koç dhe koordinatorin për marrëdhënie me fetë Kadir Kajnar. Në takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Përfaqësuesit e Ambasadës nënvizuan që krahas aleancës në NATO dy vendet kanë marrëdhënie miqësore, marrëdhënie ekonomike dhe politike si dhe rritja e interesimit të investitorëve turq për të investuar në Mal të Zi. Nga ana tjetër kryetari i Tivatit tha se investitorët më të mëdhenj dhe strategjiekë, të cilët veprojnë në Tivat janë investitorët nga Turqia, e kjo na bën që të forcojmë edhe më tej lidhjet tona. Ambasadorja Ozan tha se ne dëshirojmë që të avancojmë marrëdhëniet tona dhe të rrisim investimet duke përkrahur veçmas projektet, të cilat janë të qëndrueshme. Në takim po ashtu u bë fjalë dhe për numrin gjithnjë e në rritje të studentëve nga Mali i Zi që studiojnë në Universitetet e Turqisë. Në takim u tha që ambasada këto ditë pritet të prezantojë bursat për studentë dhe me këtë rast iu bë ftesë të interesuarve nga qyteti i Tivatit që të aplikojnë.

Komuna e Plavës kërkon hapjen e vendkalimit të ri kufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës 

Komuna e Plavës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të qeverisë së Malit të Zi, nismën për hapjen e vendkalimit kufitar në Çakorr, qëllimi i të cilit është zhvillimi i lidhjes sa më të mirë me Kosovën, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje për zhvillim të mëtejshëm të mundësive ekonomiko-turistike, si dhe orientimin tradicional të banorëve në këtë kalim kufitar. Me hapjen e kalimit kufitar në Çakorr, zyrtarët vendorë të Plavës mendojnë se do të krijoheshin lidhjet më të mira mes dy vendeve, do të forcohet bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik, do të lehtësohet udhëtimi i shtetasve të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe i turistëve të shumtë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Lidhshmëria komunikative është njëra ndër parakushtet themelore infrastrukturore për vlerat turistike dhe ekonomike të një treve. Pa rrugë të mira dhe vlerësim të madh ekonomik, ato mbeten të pashfrytëzuara. Komuna e Plavës, përveç pozitës së mirë gjeografike, me të cilën kufizohen dy shtete dhe disa komuna të Malit të Zi, ka lidhje joadekuate të komunikacionit”, theksojnë zyrtarët e komunës në shkresën e dërguar qeverisë. Në shkresë, mes tjerash thuhet se prej Plavës deri në Pejë janë rreth 70 kilometra, kurse rrugës nëpër Rozhajë nëpërmjet vendkalimit kufitar “Kulla”, Peja dhe Plava janë në largësi prej rreth 130 kilometra. Zyrtarët e Plavës theksojë se për këtë arsye qytetarët e tyre presin me padurim hapjen e aksit rrugor, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje të komunikacionit për zhvillim të mëtejmë të mundësive ekonomiko-turistike të kësaj ane, si dhe orientimin tradicional të banorëve, por edhe të tjera mundësive. “Lidhja me Shqipërinë padyshim është avancuar me ndërtimin e aksit rrugor Guci-Shqipëri-Podgoricë dhe me hapjen e vendkalimit kufitar Gërnçar-Vermosh, derisa lidhja me Kosovën mund të avancohet me vënien në funksion të plotë të aksit rrugor Murinë-Çakorr-Pejë, i cili para disa vitesh është rikonstruktuar nga ana e Drejtorisë për Komunikacion”, thuhet në kërkesën e Komunës së Plavës drejtuar Qeverisë së Malit të Zi.

Përfaqësuesit t Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve takohen me ministren e Arsimit të Shqipërisë

Një delegacion i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, i kryesuar nga kryetari Faik Nika, ka zhvilluar një takim pune me znj. Besa Shahini, ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. Në takim u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi, si çështja e kuotave në universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në universitete për kandidatët nga trojet si: Vula Apostile, procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme etj. pastaj çështja e pajisjes me leje qëndrimi për studentët nga Mali i Zi. Në takim u theksua edhe nevoja për kuota të veçanta për studime të thelluara në institucionet publike (Master, Doktoraturë, specializime në lëmin e mjekësisë), përshpejtimi i procedurave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë si dhe shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, programe shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj.

Iftar për 2000 persona në ambient të hapur në Plazhin e Vogël të Ulqinit 

Në shëtitoren e Plazhit të Vogël të Ulqinit për herë të parë u organizua Iftar në ambient të hapur për rreth 2000 persona. Këtë aktivitet të parin e këtij lloji në Ulqin e organizoi shoqata “AMANETI” me përkrahjen e vullnetarëve dhe donatorëve të shumtë. Iftari kaloi në një atmosferë të bukur dhe festive, ku përveç besimtarëve morën pjesë edhe përfaqësues të subjekteve politike, punëdhënës dhe persona të të gjitha shtresave sociale. Në Iftar po ashtu ishin të pranishëm mysafirë të ndryshëm nga qytetet e tjera si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Iftari në ambient të hapur është i pari i këtij lloji në Ulqin dhe pritet që të behet tradicional.

Aktivitete humanitare me rastin e muajit të Ramazanit

Sa i përket Muajit të Ramazanit në Mal të Zi vazhdojnë aktivitetet humanitarë dhe organizimi i Iftareve. Ambasada Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi dhuroi 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Ulqinit. Ky donacion iu drejtua komisionit “Bereqeti”, i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame, të cilët edhe ndihmuan në ndarjen e këtyre pakove.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme