Bullgaria ankohet për çmime të ekzagjeruara të ShBA-së për avionët F-16

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov tha se “Çmimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kërkoi prej nesh për avionët luftarakë F-16 është i ekzagjeruar dhe i paarsyeshëm”.

Gjatë konferencës së organizuar për shtyp Zëvendëskryeministri Karakaçanov tha se negociatat me ShBA-të për blerjen e 16 avionëve luftarakë tip F-16 do të mund të dështojnë.

Karakaçanov bëri të ditur se Parlamenti i Bullgarisë për blerjen e avionëve në fjalë ka ndarë 900 milionë euro buxhet, ndërsa tha se “Çmimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan prej nesh për këta avionë është i ekzagjeruar dhe i paarsyeshëm”.

Edhe pse bisedimet me ShBA-në nuk janë shpresëdhënëse ai tha se insistojnë në uljen në një nivel të arsyeshëm të çmimit, në pagesë me kredi dhe që avionët e parë të dorëzohen jo më larg se dy vjet.

Karakaçanov bëri të ditur që në qoftë se bisedimet me qeverinë e ShBA-së nuk japin rezultate avionët në fjalë do të mund t’i blejnë nga Suedia.

Komanda e Forcave Ajrore të Bullgarisë njofton se në inventarin e tyre ndodhen 16 avionë luftarakë prodhim rus të llojit MIG dhe se vetëm 4 prej tyre janë në gjendje për shërbim.

Më 16 janar Parlamenti i Bullgarisë miratoi blerjen e flotës së re të avionëve luftarakë, ndërsa qeveria kishte filluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e 16 avionëve F-16.

Lajme të ngjashme