Thaçi kërkon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje në Ditën e të Pagjeturve që u mbajt në fshatin Mejë të Gjakovës, që të zbardhet urgjentisht fati i të pagjeturve.

Thaçi kërkon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje në Ditën e të Pagjeturve që u mbajt në fshatin Mejë të Gjakovës, që të zbardhet urgjentisht fati i të pagjeturve.

Siç njofton komunikata nga Zyra e Presidentit, Thaçi ka thënë se kaluan 20 vite dhe ende pasojat e luftës nga shteti i Serbisë janë të freskëta, për familjet e të pagjeturve dhe gjithë qytetarët e Kosovës dhe ndërgjegjen demokratike të botës. 

“Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Vrau 13.500 civilë, gra pleq dhe fëmijë. Kreu mbi 400 masakra anembanë Kosovës, duke përshirë edhe Mejën këtu, ku sot jemi. Vrau 1250 fëmijë. Aparati i shtetit të Serbisë dhunoi 20 mijë gra shqiptare. Dëboi mbi 800 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe pronat e veta”, ka thënë ai. 

Thaçi ka shtuar se për fat të keq, ky gjenocid, as nga drejtësia lokale e as nga ajo ndërkombëtare nuk u ndëshkua. 

“Sikur po kalon në heshtje ndërkombëtare, me tendenca të baraspeshës. Pra, ndëshkimi i gjenocidit serb është zero. Qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën dhe drejtësinë”, ka theksuar ai. 

Sipas tij, fati i të pagjeturve duhet të zbardhet urgjentisht, i çdo etnie. “Kishim shpresuar se në dialogun e Brukselit kjo do të ishte pika e parë, midis dy shteteve tona. Por, Serbia ka kushtëzuar këtë proces. Kosova nuk do të pranojë proces të kushtëzuar, as në takimin e Berlinit e as gjetiu”, theksoi Thaçi. 

Kreu i vendit e ka inkurajuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për iniciativën që Parlamenti i Kosovës në një të ardhme të afërt të nxjerrë rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. (AA)



Lajme të ngjashme