Haradinaj: Komuniteti turk urë lidhëse shumë e fuqishme me Turqinë

Në Kosovë është shënuar 23 Prilli, Dita e Komunitetit Turk, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakçi.

1188484
Haradinaj: Komuniteti turk urë lidhëse shumë e fuqishme me Turqinë
Ramush Haradinaj_23 Nisan_Kosova.jpg
Faruk Kaymakcı_23 Nisan_Kosova.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti të martën në Qeverinë e Kosovës zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Faruk Kaymakçi, deputetë të Kuvendit nga komuniteti turk si dhe dhjetëra qytetarë, për nder të 23 Prillit, Ditës së Komunitetit Turk.

Duke u shprehur se është moment i duhur për të reflektuar për marrëdhëniet shumë të mira të komunitetit turk me popullin e Kosovës, Haradinaj tha se roli vendimmarrës i këtij komuniteti ka avancuar në shoqëri. Ai popullin turk të Kosovës e quajti urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Turqisë.

"Populli turk i Kosovës është një urë lidhëse shumë e fuqishme me Republikën e Turqisë. Dhe, si rezultat i kësaj Republika e Kosovës ka një bashkëpunim shumë të mirë me Republikën e Turqisë. Dhe e falënderojmë Republikën e Turqisë që e përkrah Kosovën; për ruajtjen e paqes me KFOR-in; për përkrahjen ekonomike, politike. Republika e Turqisë është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta përkrahë atë në planin ndërkombëtar", tha Haradinaj, ndërsa shtoi se si kryeministër ai angazhohet që për ditë të trajtohen kërkesa dhe tema që lidhen me jetën e turqve të Kosovës.

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakçi, tha se gjashtë yjet në flamurin e Kosovës, përfaqësojnë gurthemelin kryesor të Kosovës. Kaymakci tha se ndjehet i kënaqur që komunitetet jetojnë në paqe dhe me atmosferë shoqërore.

"Shpresojmë që të gjithë vendet e Ballkanit të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE) dhe në Aleancën Veriatlantike (NATO). Turqia, si anëtare e NATO-s dhe kandidate për të hyrë në BE e përkrahë këtë proces. Turqia ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën sepse ne e njohim Kosovën dhe i njohim kosovarët. Ne besojmë se Kosova e ka merituar pavarësinë dhe kemi qenë ndër të parët që e kemi njohur atë. Dhe, natyrisht ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet dhe të anëtarësohet në të gjitha organizatat botërore vazhdimisht", tha Kaymakçi.

Ai po ashtu tha se zbatimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Kosovën në një të ardhme shumë të afërt është i rëndësishëm, për shkak se ekziston potencial shumë i madh. Kaymakçi tha se së bashku me Kosovën do të luftojnë grupet terroriste PKK, DAESH dhe FETO dhe këto do të jenë shumë të rëndësishme për paqen në Evropë.

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yağcılar, tha se Kosova ka vullnetin për përkrahjen e gjithë komuniteteve të Kosovës.

Sipas Yağcılar, ka nevojë për një implementim më të mirë të të gjitha ligjeve dhe përkrahje përmes projekteve konkrete. Në fjalimin e tij ai shpalosi projektet, ku duhet bërë më shumë.

"Këto projekte janë, hartimi i strategjive zhvillimore për të gjitha komunitetet veç e veç. Implementimi më i mirë i ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përkrahja e drejtpërdrejt për arsimimin në gjuhën turke por sigurisht edhe në gjuhët tjera. Ndërtimi i qendrave kulturore për nevojat e komunitetit turk, përkrahje dhe subvencione për afaristët dhe bujqit, por gjithashtu edhe punësimi i drejtë duke u bazuar në mekanizma të qarta dhe favorizuese duke u bazuar edhe në meritë", tha Yağcılar.

Përpos kryeministrit, zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Kaymakçi, do të takojë gjatë ditës edhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin, ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxhën, zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhajn, ndërsa pasdite do të qëndrojë në manifestimin qendror të Ditës së Komunitetit Turk në qytetin e Prizrenit. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme