Kosovë – Përfundon “Akademia Unë dhe Bota e Re”, mbështetur nga YTB-ja

Në ceremoninë mbyllëse u shpërndanë certifikatat për 45 pjesëmarrësit e programit, i cili filloi më 16 mars dhe përbëhej nga shtatë cikle.

1187504
Kosovë – Përfundon “Akademia Unë dhe Bota e Re”, mbështetur nga YTB-ja

Në qytetin e Prizrenit është organizuar ceremonia mbyllëse dhe e shpërndarjes së certifikatave të projektit “Unë dhe Bota e Re”, mbështetur nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB).

Gjatë aktivitetit mbyllës të “Akademisë Unë dhe Bota e Re”, realizuar në kuadër të projektit të YTB-së “Shkolla Rinore Ballkanike”, një organizimi i Shoqatës IDEA për nxënësit dhe studentët që vijojnë arsimin në Prizren, morën pjesë përgjegjësi i YTB-së për Kosovën, Erkan Girisit, asistenti konsullor i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, Cenk Sen, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ulker, si dhe pjesëmarrësit.

Girisit deklaroi për Agjencinë Anadolli (AA) se në kuadër të projektit në të cilën kanë marrë pjesë 45 persona, janë dhënë ligjërata në lidhje me zhvillimet në botë dhe zhvillimin personal.

“Synojmë të vazhdojmë mbështetjen tonë për projektet për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Kosovën, të cilën e konsiderojmë si vend vëllazëror, bashkë me Bursat e Turqisë”, u shpreh ai.

Ndërkaq kreu i shoqatës IDEA, Bayram Pomak, tha se planifikojnë edhe një shëtitje në Turqi, si pjesë e fazës së fundit të projektit.

“Në kuadër të projektit, 45 nxënës dhe studentë kanë dëgjuar ligjërata në fushat si politika, psikologjia dhe sociologjia. Nxënësit dhe studentët me anë të këtyre ligjëratave u përpoqën të kuptojnë rendin e ri botëror”, tha Pomak.

Pas fjalimeve, u shpërndanë certifikatat për 45 pjesëmarrësit e programit, i cili filloi më 16 mars dhe përbëhej nga shtatë cikle. / AA



Lajme të ngjashme