Ambasadorja e Turqisë në Malin e Zi premton vazhdimin e përkrahjes për Ulqinin

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan me këshilltarët e saj, Koordinatorin e TIKA-s Enver Resuglolari , Drejtorin e Institutit “Yunus Emre” Can Guray,  zhvilloi takim me Kryetarin Ulqinit, Loro Nrekiq.

1186110
Ambasadorja e Turqisë në Malin e Zi premton vazhdimin e përkrahjes për Ulqinin

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan qëndroi për vizitë në Ulqin

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan me këshilltarët e saj, Koordinatorin e TIKA-s Enver Resuglolari , Drejtorin e Institutit “Yunus Emre” Can Guray,  zhvilloi takim me Kryetarin Ulqinit, Loro Nrekiq, Kryetarin e Kuvendit dr. Ilir Çapuni nënkryetarët etj. Në një atmosferë shumë miqësore bashkëbiseduesit evidentuan me kënaqësi bashkëpunimin shumë të mirë në planin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike në mes dy vendeve. Kryetari I Ulqinit duke I dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik, veçoi marrëdhëniet e veçanta që komuna e Ulqinit ka me Ambasadën e Turqisë, me Agjencinë Turke për zhvillim TIKA,dhe me Institutin “ Yunus Emre”. Po ashtu ai foli për interesimin e madh të investitorëve turq për të investuar në Ulqin në fusha të ndryshme , por nënvizoi dhe mundësinë e avancimit të këtyre marrëdhënieve. Ambasadorja Songul Ozan, tha se ndërmjet popujve tanë ka shumë pikëtakime, andaj dhe vizita jonë e parë zyrtare është planifikuar në qytetin e lashtë e të bukur të Ulqinit , në qytetin e multikulturës dhe diversitetit. Ajo u shpreh e gatshme për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe tha se Ambasada mbetet e hapur për çdo çështje të rëndësishme. Dëshirojmë që në Ulqin të vijnë investitorë të sprovuar dhe të fuqishëm të cilët do të investojnë këtu. Po ashtu ajo tha se TIKA do të vazhdojë të mbështesë projekte në komunën e Ulqinit e të njëjtën gjë në aspektin kulturorë do ta bëjë dhe Instituti “Yunus Emre”. Ambasadorja po ashtu nënvizoi se do të punojmë edhe në shtimin e numrit të studentëve nga Mali I Zi që të studiojnë në Turqi. Bashkëbiseduesit diskutuan dhe ranë dakord që takimet të intensifikohen në interes të përbashkët. 

Në Podgoricë u takun shefat e policive të Malit të Zi dhe Turqisë

Drejtori i policisë së Malit të Zi Veselin Veloviq u takua në Podgoricë me Drejtorin gjeneral të policisë nacionale të Turqisë Xhelal Uzunkaja (Celal Uzunkaya). Në takimin dy palësh u vërtetua bashkëpunimi profesional dhe kualitativ midis dy vendeve, bashkëpunim i cili deri tani ka pasur rezultate konkrete në pengimin e kriminalitetit të organizuar ndërkombëtarë. Sipas drejtorit të policisë malazeze Veloviq policitë e dy vendeve në periudhën e kaluar kanë realizuar një sërë projektesh të rëndësishme me interes të përbashkët me theks të veçantë bashkëpunimit midis Interpol Podgoricës dhe Interpol Ankarasë. Falë këtij bashkëpunimi dhe informatave të shkëmbyera në Turqi është arrestuar një person i cilësuar si kreu i një organizate kriminale i cili ka vepruar në Mal të Zi por edhe në vendet e tjera të rajonit.

Ministri i Kulturës në Qeverinë e Mali të Zi Aleksandar Bogdanoviq qëndoi për vizitë pune në Ulqin

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i Kulturës Aleksandar Bogdanoviq  dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai u prit nga  kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit dr.Ilir Çapuni , nënkryetari Astrit Hoxha etj. Në takim u vlerësua  bashkëpunimi  i ndërsjellë dhe  përkrahja që Ministria i ka dhënë  Komunës së Ulqinit, veçmas kur është në pyetje ruajtja e trashëgimisë kulturore. Theks i veçantë  iu kushtua  dy projekteve që janë mbështetur nga Ministria, përfundimi i punimeve të Citadelës  në Kala dhe hulumtimet që duhet të vazhdojnë në lokalitetin e Shasit. Po ashtu gjatë u fol për valorizimin  e trashëgimisë kulturore, pasi siç u tha Ulqini me rrethinë  është i njohur për  objekte me vlera të mëdha  nga periudha të ndryshme.  Dr.Ilir Çapuni  kërkoi që të hulumtohen dhe vlerat e mëdha  nënujore  gjë e cila u përshëndet nga të pranishmit. Ministri  theksoi nevojën  dhe përpjekjet që duhet bërë në objektet  muzeore si  pjesë e turizmit kulturor. Këto monumente tha ai  duhet  të përdoren  si mundësi  për zhvillimin ekonomik  të qëndrueshëm. Po ashtu ishte konstatim i përbashkët që duhet shfrytëzuar më shumë mundësinë e thithjes së fondeve të Bashkimit Evropian por, u premtua mbështetje  nga ana e Ministrisë dhe për aktivitetet kulturore që zhvillohen  në qytetin e Ulqinit. 

Në Tetovë u mbajt takimi i tretë me radhë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit

 Me 12 dhe 13 prill Tetova nikoqire e takimit të 3-të të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Tirana, Prishtina, Tetova, Vlora, Prizreni, Ulqini, Presheva dhe Gostivari realizuan  takimin e 3-të me radhë në të cilin u  prezantuan dhe u  diskutua  rreth praktikave më të mira të menaxhimit komunal, si dhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat shqiptare të Rajonit.

Në këtë takim  u bë zyrtarizimi i kësaj iniciative përmes themelimit të Sekretariatit të përgjithshëm i cili do të regjistrohet në Tiranë. Ky trup formal cili do te ketë formën e një organizate jo fitimprurëse  do të bëjë koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kryetarët e komunave anëtare të Unionit të bashkive shqiptare në rajon përfshirë këtu edhe komunat e reja anëtare si Çairi, Vlora dhe Tuzi u zotuan që për mbarëvajtje të punës së këtij sekretariati të përbashkët të delegojnë nga një administrator nga secila komunë, të cilët do të angazhohen dhe punojnë për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Gjithashtu kryetarët e komunave dhe bashkive u zotuan se Sekretariati i përgjithshëm i Unionit të komunave dhe Bashkive Shqiptare në Rajon do të fillojë të funksionojë brenda vitit, dhe i njëjti do të realizojë te paktën 2 takime tematike brenda 1 viti.

Shënohet 40 vjetori i termetit katastrofal që goditi Malin e Zi me 15 prill të vitit 1979

Në Ulqin u shënua 40  vjetori i tërmetit katastrofal që goditi vendin me 15 prill te vitit 1979. Tërmeti ishte i fuqisë 7 ballë te shkallës rihter, respektivisht 9 shkallë te merkalit dhe si pasojë e goditjes humbën jetën 101 persona. Pasoja te rënda tërmeti shkaktoi ne Ulqin, Tivar, Petrovac, Budve, Tivat, Kotor, Risan dhe Herceg Novi. Tërmeti shkatërroi komplekse hoteliere, objektet shëndetësore, shtëpi private dhe 240 objekte shkollore. Ne veçanti pasoja patën edhe monumentet kulturo historike, rrjetet rrugore dhe magjistrale. Në kujtim te tërmetit te vitit 1979, me iniciativë të Kuvendtit të Ulqinit dhe në bashkëpunim me arkivin e shtetit, u hap ekspozita me fotografi të rrënojave të atyre viteve si u evokuan  kujtime nga ajo ngjarje dhe iu dha nderim viktimave në Ulqin.

Në Ulqin do të promovohet libri i fundit i shkrimtarit shqiptarë Ridvan Dibra “ Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi  në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club" organizojnë Takim letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra. Organizatori ka paralajmëruar se këtë radhë do të ndalet tek botimi i fundit i autorit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Përndryshe  Shkrimtari shqiptar, Ridvan Dibra, autor i mbi njëzet librave në prozë, poezi, eseistikë e studime letrare,  ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me çmime në takime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare për letërsinë. Pjesë nga krijimtaria e tij janë përkthyer në gjuhën  angleze, frënge, gjermane, italiane,  rumune, në  gjuhën maqedone, boshnjake dhe malazeze.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi – përgatiti Vera Alibegu Katana  



Lajme të ngjashme