Shqipëria vendos sanksione ndaj regjimit sirian

Shqipëria dhe vende të tjera kandidate janë rreshtuar përkrah shteteve të Bashkimit Evropian (BE) për të sanksionuar mbështetësit e regjimit të presidentit sirian, Beshar Esad.

1172797
Shqipëria vendos sanksione ndaj regjimit sirian
Air-Albania_DGCA.jpg
ALSAR_ATTSO_Büyükeçilik_10.jpg
Arnavutluk_Tiran_Türk Filmleri Haftası_2.jpg
ALSAR_ATTSO_Büyükeçilik_12.jpg
ALSAR_ATTSO_Büyükeçilik_02.jpg
Arnavutluk_Tiran_Türk Filmleri Haftası_6.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (13/2019)

-Shqipëria sanksione ndaj regjimit sirian të Esadit

Shqipëria dhe vende të tjera kandidate janë rreshtuar përkrah shteteve të Bashkimit Evropian për të sanksionuar mbështetësit e regjimit të presidentit sirian, Beshar Esad.

Një listë me persona dhe kompani që bashkëpunojnë me regjimin e presidentit sirian, Beshar Esad i është bashkuar së fundmi edhe Shqipëria. Sanksionet parashikojnë ngrirje të aseteve financiare madje edhe ndalim të udhëtimit në Bashkimin Evropian për mbi 350 persona dhe kompani përkrahëse të politikave të qeverisë siriane.

Federika Mogherini, përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme dhe të sigurisë në BE, duke e përshëndetur vendimin e Tiranës zyrtare, paralajmëroi të martën e kaluar masa të mëtejshme ndëshkimore për persona dhe kompani që po përfitojnë nga konflikti në Siri.

“Vendet kandidate si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, sikurse anëtarët e shoqatës evropiane për tregti të lirë dhe të zonës ekonomike evropiane kanë shprehur vullnetin për të garantuar që politikat e tyre kombëtare të zhvillohen në konsensus me vendimin e Këshillit Evropian. BE e vlerëson dhe e përshëndet angazhimin e tyre”, ka deklaruar Mogherini.

Lista, të cilës pritet t'i përmbahet edhe Shqipëria, aktualisht numëron mbi 280 persona dhe 80 kompani të ndryshme.

***

-Shqipëria 10 vjet në NATO 

“1 prilli i anëtarësimit në NATO është historik për Shqipërinë”, theksoi zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi gjatë një interviste mediatike, ndërsa Shqipëria pas disa ditësh shënon dhjetëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Koçi vuri në dukje rëndësinë e organizatës e cila sipas tij, është së pari politike sepse bashkon vlerat demokratike të shoqërive të vendeve që janë anëtare të kësaj organizate dhe një organizatë ushtarake sepse garanton lirinë dhe pavarësinë e të gjitha vendeve anëtare.

Koçi theksoi se duke qenë anëtar i NATO-s, Shqipëria ka përfituar dhe kontribuar njëkohësisht.

Të qenit aty është një garanci e madhe për vetë integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit tonë. Aktualisht që flasim janë 211 ushtarakë në misionet ndërkombëtare të NATO-s nga të cilët 134 janë me mision në Afganistan, 28 janë në Kosovë, 22 në detin Egje, 21 ushtarakë në Letoni. Janë rreth 4 mijë ushtarakë që kanë marrë pjesë në misionet e NATO-s”, tha ai.

Shqipëria është modernizuar porsa i përket armatimit të Forcave të Armatosura me standardet e NATO-s.

Ndërkohë, investimi në bazën ajrore të Kuçovës që e kthen atë në një bazë taktike të NATO-s e bën Shqipërinë një vend ku ka një bazë ajrore të NATO-s dhe infrastrukturë të NATO-s. “Kjo tregon se Shqipëria është një aleate shumë e besueshme e NATO-s dhe në këtë pjesë të rajonit luan një rol të rëndësishëm. Po ashtu me këtë investim përfiton Forca Ajrore sepse do të ketë një infrastrukturë në të cilën do të bazohet zhvillimi i mëtejshëm i saj dhe pastaj dhe vetë zhvillimi i zonës së Kuçovës”, tha ai.

***

-Certifikimi i “Air Albania”, Spiropali: Brendi shqiptar në qiellin evropian

Zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas çertifikimit të kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania” nga Autoriteti i Aviacionit Civil. 

“Certifikohet ‘Air Albania'”.
“Së shpejti, një brand krejtësisht shqiptar do të përshkojë në fluturim qiellin evropian”, shprehet Spiropali, duke publikuar edhe disa pamje nga momentet e fluturimit.

Tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania ”është regjistruar nën emërtimin “A319 Za Bel” në regjistrin e avionëve civilë. Fluturimet, të cilat do të nisin së shpejti do të kenë si destinacion aeroportin e ri të Stambollit në Turqi dhe shumë linja të tjera ajrore.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri në një konferencë për shtyp të Kerri tha se, është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN. Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish Airlines (THY) që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të “Turkish Airlines”.

“...Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania “Air Albania” ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet europiane. Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane. Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma, Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës. Futja e “Air Albania”” ka aspekte pozitive për sa i përket uljes së çmimit të biletave, pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë, gjithashtu prezencën e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë”,- tha drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë.

***

-ALSAR dhe Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO Shqipëri - Turqi aktivitet për donacionin për familjet në nevojë 

Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Grupin e Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO) kanë organizuar, aktivitetin e dhurimit të makinave qepëse për 50 familje të fëmijëve jetimë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshorte e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, përfaqësueset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO) dhe kryetari i Fondacionit "ALSAR", Mehdi Gurra.

Ky akt bamirësie u mundësua falë fisnikërisë e bujarisë së artistes së mirënjohur, Almeda Abazi Sayışman dhe bashkëshortit të saj, aktorit turk, Tolgahan Sayışman, të cilët ndoqën aktivitetin gjatë një komunikimi online dhe përshëndetën të pranishmit.

Në fjalën e saj përshëndetëse të mbajtur gjatë kësaj veprimtarie Ayşegül Erdal Yörük, kryetare e nderit e Grupit të Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi, u shpreh se në veprimtaritë për ndihma sociale që kanë zhvilluar iu është dhënë përparësi ofrimit të ndihmave për nënat dhe fëmijët jetimë. "Ne mbështesim veprimtarinë sipërmarrëse të grave në Shqipëri dhe synojmë që edhe këto nëna të prodhojnë dhe t’i sigurojnë vetë të ardhurat. Në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe në shtimin e punësimit", tha Ayşegül Erdal Yörük. Ajo falënderoi artistët Almeda Abazı Sayışman dhe Tolgahan Sayışman, si dhe Ambasadën e Turqisë në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme për aktivitetet e shpërndarjes së ndihmave. 

Më pas edhe kryetarja e Grupit të Grave Sipërmarrëse të ATTSO, Ozlem Kal, do të shprehej se fuqia ekonomike e gruas përkthehet në një strukturë familjare dhe shoqërore më të fortë, një brez më të mirë dhe një të ardhme më të shndritshme. "Shpresoj që kjo miqësi mes nesh, do të na hapi rrugët për të bërë punë më të mira dhe për të zhvilluar projekte me fokus gruan", theksoi Ozlem Kal.

Ndërsa, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, tha gjatë aktivitetit se po mundohen që këtyre nënave dhe fëmijëve t’ju vijnë në ndihmë. "Duke ju ardhur në ndihmë atyre, përmbushur edhe porosinë e dërgimit ndihmës që kemi marrë nga pala turke. Kemi realizuar misionin tonë si urë lidhëse midis donatoreve dhe personave që kanë nevojë për këtë ndihmë", tha Gurra.

***

-Në Tiranë filloi java e filmit turk 

Instituti turk "Yunus Emre" me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe institucioneve dhe organizatave të tjera shqiptare dhe turke, për disa ditë me radhë do të organizojë Javën e Filmit Turk në Tiranë, ku do të shfaqen për artdashësit e Shqipërisë filma të kinematografisë turke.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, artistë, studentë dhe artdashës. 

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij përshëndetëse tha se për artdashësit kanë sjellë filmat më të mirë turq. 

"Për t'u kënaqur me filmat kemi organizuar një aktivitet të tillë përgjatë pesë ditëve. Kemi sjellë filmat më të mirë të kinemasë turke. Duke filluar nga sonte do të shfaqen filmat që ne kemi përzgjedhur", tha Demirbaş. 

Java e Filmit Turk, e cila u hap me shfaqjen e filmit “Hajdutët e pëllumbave” (Güvercin Hırsızları), do të organizohet në datat 26 - 30 mars, ku në ditët në vazhdim në Kinema Millennium, do të shfaqet nga një film turk, ndërsa njëri prej tyre do të shfaqet në universitetin e Fondacionit Turk “Maarif”, universitetin “New York Tirana”. 

Në Javën e Filmit Turk në Tiranë, më datë 29 mars do të jetë e pranishme aktorja turke, Perihan Savaş, ndërsa më 30 mars do të jetë i pranishëm aktori turk, Gürkan Uygun. i cili ka luajtur rolin e Memati Bas në serialin “Lugina e Ujqërve”, si dhe Halit Halit në serialin “Kryeqyteti-Abdylhamid” që po transmetohet momentalisht, në një nga ekranet shqiptare.

Për artdashësit e Shqipërisë do të shfaqen filmat “Hajdutët e pëllumbave”(Güvercin Hırsızları), “Çdo ditë një fëmijë” (Bir Gün Bir Çocuk), “Vapa e verdhë”(Sarı Sıcak), “Mollët e tharta”(Ekşi Elmalar), “Vdekja e të dashuruarve”(Sevdaların Ölümü) dhe “Letër lamtumire në vapën e Ankarasë” (Ankara Yazı Veda Mektubu). 

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme