Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Në Ulqin u shënua 104-vjetori i Betejës së Çanakalasë

Ambasada e Turqisë dhe Instituti “Yunus Emre” në Malin e Zi shënuan 104-vjetorin e Fitores së Çanakalasë në disa qytete të vendit.

Karadağ_Ulqin_18 Mart Çanakkale Zaferi’nin 104. yıl dönümü_4.jpg
Karadağ_Ulqin_18 Mart Çanakkale Zaferi’nin 104. yıl dönümü_2.jpg
Karadağ_Ulqin_18 Mart Çanakkale Zaferi’nin 104. yıl dönümü_5.jpg
Karadağ_Ulqin_18 Mart Çanakkale Zaferi’nin 104. yıl dönümü_6.jpg
Karadağ_Ulqin_18 Mart Çanakkale Zaferi’nin 104. yıl dönümü_7.jpg
Karadağ_Ulqin_18 Mart Çanakkale Zaferi’nin 104. yıl dönümü_8.JPG

Në Ulqin u shënua 104-vjetori i Betejës së Çanakalasë

Në Ulqin me një organizim të Institutit “Yunus Emre” dhe Qendrës për Kulturë u shënua 104-vjetori i betejës së Çanakalasë. Ekspozita “Nga Ballkani deri në Çanakala” dhe ligjërata e prof.dr. Irfan Morinës zgjuan interesimin e të pranishmëve. Me këtë rast u vlerësuan lartë të gjithë të rënët në këtë betejë si dhe ata nga vendet mike që luftuar përkrah Turqisë duke veçuar dhe pjesëmarrësit në këtë betejë nga trojet shqiptare. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit “Yunus Emre” në Podgoricë Can Guray duke përshëndetur të pranishmit tha se “Beteja në Çanakala është beteja më e rëndësishme që ka ndodhur në shekullin 20-të, betejë e cila ka shënuar kthesë në lirinë dhe pavarësinë e Turqisë nën udhëheqjen e liderit tonë Musatafa Kemal Ataturk. Kjo fitore është arritur me ndihmën e vëllezërve tanë nga të gjitha vendet e Ballkanit si dhe Mali i Zi, prandaj në këtë përvjetor këtë fitore e kujtojmë me shumë respekt dhe krenari”.

“Beteja në Çanakala e njohur dhe si beteja e Galipolit ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së parë Botërore dhe sipas shumë indikatorëve dhe luftërave në përgjithësi”,- tha në fjalën e tij Prof. dr Irfan Morina. ”Njëra prej këtyre ngjarjeve që ka ndryshuar fatin e botës është dhe Lufta e Çanakalasë. Qëllimi i kësaj lufte ishte pushtimi i Stambollit për të nxjerrë Shtetin Osman jashtë loje duke i dërguar ndihmë Rusisë cariste nëpërmjet detit si dhe rrëzimin përgjithmonë të Perandorisë Osmane. Për të arritur këtë qëllim Blloku i Antantës, i formuar nga forcat ushtarake të vendeve si Britania e Madhe, Franca, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, India hodhën në Çanakala qindra dhe mijëra trupa me të gjitha forcat për të kaluar nga deti”.

“Fitorja e Çanakalasë është një ngjarje e rëndësishme që ka ndryshuar rrjedhën e historisë dhe një triumf madhështor i arritur kundër mjeteve luftarake të prodhuara me teknologjinë më të sofistikuar të asaj kohe”- tha profesor Morina. “Përballë gjetën Ushtrinë Osmane pavarësisht të gjitha mungesave teknike, sepse ka qenë dhe Lufta Ballkanike, ku Osmanët e kishin humbur luftën dhe ishin të lodhur, kështu që me gjithë mungesën e armatimit mbronin vatanin. Betejat filluan në shkurt ët vitit 1915, pra para 104 vite dhe përfunduan në muajin dhjetor të njëjtit vit. Pas qindra mijëra të vrarëve, të plagosurve, të humburve, robër lufte ndoshta një prej dhimbjeve më të mëdha të historisë kjo betejë u bë frymëzim për elegji të shumta”, shtoi ai.

Sipas Prof.dr. Irfan Morinës Lufta e Çanakalasë është emri i përgjithshëm i betejave të ashpra detare dhe tokësore, që janë bërë gjatë Luftës së Parë Botërore. Në gadishullin e Galipolit ndërmjet Perandorisë Osmane dhe forcave të Antantës. “Edhe pse mungojnë regjistrat zyrtare, në këtë luftë bëhet fjalë për rreth 210 mijë martirë nga radhët e Ushtrisë Osmane. Dëshmorët kryesisht ishin njerëz të shkolluar në vitin e fundit të liceut ose studentë të universitetit. Martirizimi i kaq shumë njerëzve të arsimuar shkaktoi më pas probleme jashtëzakonisht serioze për vazhdimësinë e shtetit. Në anën e Ushtrisë Osmane luftonin myslimanët e ardhur nga e gjithë bota. Kishte osmanë, turq, torbesh, shqiptarë arabë etj. Shqiptarët si pjesëmarrës në anën e Ushtrisë Osmane vinin nga të gjitha vilajetet dhe viset shqiptare duke filluar nga Shkupi, Manastiri, Kumanova, Plava, Ulqini, Ohri, Elbasani, Vlor , Presheva, Gjakova, Prizreni etj. Emrat e tyre sot qëndrojnë në Muzeun e Çanakalasë”.

Në këtë luftë është shkruar epopeja e lavdishme e heroizmit të një kombi,- tha ndër të tjera Prof.dr. Irfan Morina dhe shtoi: “Epopeja e Çanakalasë është simbol i shpresës për njerëzimin, sepse edhe sot e kësaj dite keqdashësit globalë ushtrojnë aktivitete pushtuese të ngjashme në shumë hapësira gjeografike. Çanakalaja është një ndër mësimet më të afërta, më të hidhura dhe tronditëse që dëshmon se kur popujt e shtypur janë të bashkuar mund të bëjnë qëndresë kundër ç’do qëllimi okupator”. 

Sipas Prof. dr. Morinës, Çanakalaja është vendi ku Mustafa kemal Ataturku dëshmoi shkathtësinë e tij ushtarake dhe cilësinë e të qenit lider. Më pas ai foli për heroizmin e pashoq të luftëtarëve duke veçuar që në këtë luftë u bashkuan të rinjtë 15-vjeçarë nga licetë, medresetë dhe fakultetet nga mbarë Turqia. Dëshmorët që kanë rënë në Çanakala për komb dhe atdhe kanë lënë një amanet të shenjtë dhe ky amanet mbahet mbi supe përjetësisht. Më tej Prof. Morina tha se mjeshtrit dhe rapsodët popullorë kësaj beteje i kanë thurur vargje dhe këngë të cilat këndohen dhe përcillen brez pas brezi. Në këtë mënyrë betejat e Çanakalasë mbeten gjallë në kujtesën tonë. Kënga për Çanakalanë, tha ai është tërheqëse dhe shumë e preferuar edhe për shqiptarët, përfundoi Prof. Irfan Morina.

Kjo këngë në konferencën që u bajt në Ulqin erdhi e veçantë dhe u përcoll me vëmendje nga të pranishmit. Përndryshe, Instituti “Yunus Emre” në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë, aktivitete për shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakalasë, organizoi fillimisht në Podgoricë. Ulqini ishte qyteti i dytë, ku u shënua kjo datë, ndërsa një aktivitet i ngjashëm do të organizohet edhe në qytetin e Rozhajës.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme