Greqi – Stuhia e fuqishme i merr jetën një 61-vjeçari në Kretë

Stuhia e fuqishme që ka marrë në ndikim Greqinë prej dy ditësh, ka paralizuar jetën në ishullin e Kretës duke shkaktuar madje edhe një të vdekur.

Greqi – Stuhia e fuqishme i merr jetën një 61-vjeçari në Kretë

Sipas shtypit lokal, skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të një 61-vjeçari, i cili ishte zhdukur mes vërshimeve bashkë me makinën e tij në qytetin Hania të Kretës.

Bëhet e ditur se për shkak të stuhisë së fuqishme dhe shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur tërë ishullin, në Hania janë shembur të paktën 7 ura – njëra prej të cilave me vlera historike, si dhe rrugët interurbane janë bllokuar për një kohë të gjatë nga shkarjet masive të dheut; kurse në qytetin Rethimnos disa vendbanime janë evakuuar si masë kundër rrezikut të daljes së lumenjve nga shtretërit.

Ndërkaq, për shkak të stuhisë, janë anuluar edhe shumë linja vaporësh që mundësojnë komunikimin ndërmjet pjesës kontinentale dhe ishujve të Greqisë.



Lajme të ngjashme