Stamboll - Soylu u takua me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski

Të dy ministrat biseduan për bashkëpunimin dypalësh, partneritetin dhe mbështetjen e ndërsjellët jo vetëm midis dy institucioneve që udhëheqin ata, por edhe midis dy vendeve në përgjithësi.

1149494
Stamboll - Soylu u takua me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka realizuar një takim me homologun e tij turk, Suleyman Soylu, i cili është nikoqir i Konferencës së 6-të Ministrore të Procesit të Budapestit, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në takim të dy ministrat theksuan bashkëpunimin dypalësh, partneritetin dhe mbështetjen e ndërsjellët jo vetëm midis dy institucioneve që udhëheqin ata, por edhe “marrëdhëniet midis dy vendeve në përgjithësi, që tradicionalisht është në një nivel jashtëzakonisht të lartë”.

Ministri Spasovski po ashtu mbajti fjalim në konferencën ministrore, ku theksoi se Procesi i Budapestit tashmë dy dekada e gjysmë vazhdon të punojë në artikulimin e dialogut ndërqeveritar, duke arritur,- siç tha ai,- të njoh dhe sintetizojë politikat e ndryshme të migracionit të vendeve dhe t’i plotësojë ato me vizionin dhe misionin e dhjetëra organizatave ndërkombëtare që janë bashkëpunëtorë të ngushtë në ndërtimin e strategjive të përbashkëta të migracionit.

“Po përmend vetëm një pjesë të operacioneve të kryera në kuadër të këtij procesi, si lehtësimi i shkëmbimit të informacionit dhe praktikave të mira në migracionin legal dhe ilegal, në azil, në viza dhe në politikat e vizave, menaxhimin e kufijve, trafikimin me njerëz dhe kontrabandimin e emigrantëve, si dhe shumë të tjera”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi rëndësinë e Procesit të Budapestit si dialog për migracionin, i inicuar në kuadër të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD), i cili përbëhet nga 53 vende të botës dhe dhjetëra organizata joqeveritare në fushën e emigracionit dhe kryesues i së cilës këtë vit është Maqedonia e Veriut.

Procesi i Budapestit është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, që siguron takime të ngushta, shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunim midis përfaqësuesve nga vende të ndryshme gjeografike, por të cilat ballafaqohen me sfida të përbashkëta.

Në kuadër të punimeve të konferencës dy-ditore ministrore, Spasovski zhvilloi takime edhe me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të ICMPD-së, Michael Spindeegger. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme