"Air Albania", së shpejti në qiell

Pas periudhës për testimin dhe përmbushjen e kushteve teknike për certifikim e kompanisë së parë kombëtare të fluturimeve të Republikës së Shqipërisë, "Air Albania", sot është nënshkruar marrëveshja trepalëshe.

air albania.jpg

Pas periudhës për testimin dhe përmbushjen e kushteve teknike për certifikim e kompanisë së parë kombëtare të fluturimeve të Republikës së Shqipërisë, Air Albania, sot është nënshkruar marrëveshja trepalëshe, konkretisht akordi financiar mes Albcontrol, Turkish Airlines dhe partnerit privat.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, në një njoftim ka theksuar se ky hap ndez dritën jeshile për certifikimin e kompanisë dhe nisjen e operimeve, pasi ka përfunduar faza e testimit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mjediset e Kryeministrisë së Shqipërisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Ilker Ayci, kanë vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

"Jemi shumë krenarë që punojmë për procesin përgatitor të Air Albania. Kjo detyrë na është dhënë nga dy liderët, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama dhe pas kësaj, ne filluam të punojmë shumë fort. Përgatitja e procesit teknik është kryer dhe pothuajse jemi duke përfunduar procesin për të përmbyllur projektin. Air Albania shumë shpejt do të jetë në qiell dhe jemi shumë krenarë që ne po punojmë së bashku me palën shqiptare si Turkish Airlines. Infrastruktura është gati dhe siç kemi parë, ky proces teknik është punuar me shumë kujdes”, është shprehur Aycı.

Ai theksoi se sot nënshkruan dokumentet e partneritetit dhe shtoi se “Ne do të shikojmë Air Albania në qiell dhe mendoj se do të jetë krenaria e Shqipërisë. Është një kënaqësi e madhe, një nder i madh të punojmë për popullin shqiptar dhe gjithashtu, për aviacionin shqiptar”.

Ministrja Balluku gjatë vizitës në aeroport, sipas njoftimit, ka vlerësuar bashkëpunimin me Turkish Airlines, duke theksuar se ka qenë promotor i kësaj iniciative të përbashkët.

“Turkish Airlines së bashku me partnerin privat, kanë qenë ata të cilët i kanë kërkuar shtetit shqiptar të nisë krijimi i një kompanie mbajtëse të flamurit e cila sot po bëhet realitet. Procesi ka qenë i gjatë, por është konkluduar në mënyrën më të mirë të mundshme, më serioze dhe ashtu siç kërkojnë të gjitha kushtet dhe parametrat e Bashkimit Evropian për të qenë një kompani e konsoliduar, një kompanie që përmbush të gjitha kërkesat rregullative”, ka thënë Balluku.

Kujtojmë se procesi për krijimin e Air Albania është realizuar në partneritet me Turkish Airlines, ndërsa është inauguruar në shtator të vitit 2018. Anadolu Agency (AA)



Lajme të ngjashme