Ambasadori i Turqisë: Organizatat terroriste fatkeqësisht janë mbështetur nga qeveritë

Me pjesëmarrjen e akademikëve nga Fondacioni SETA dhe universiteteve turke u zhvillua në Tiranë konferenca me temë "Perspektivat dhe sfidat rajonale në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar".

1145968
Ambasadori i Turqisë: Organizatat terroriste fatkeqësisht janë mbështetur nga qeveritë
SETA_Arnavutluk_koferans_terör_2.jpg
SETA_Arnavutluk_koferans_terör_5.jpg
Arnavluk Meclisi Makedonya NATO üyeliğini onayladı.jpg
Arnavutluk_ATTSO kadınları yardım dağıttı_9.jpg
SOSYODER Başkanı Sami Şener_Arnavutluk ziyareti_2.jpg
Arnavutluk yabancı yatırımlar_TAP.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (7/2019)

-Ambasadori i Turqisë: Organizatat terroriste fatkeqësisht janë mbështetur nga qeveritë

Me pjesëmarrjen e akademikëve nga Fondacioni SETA dhe universiteteve turke u zhvillua Në Tiranë konferenca me temë "Perspektivat dhe sfidat rajonale në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar".

Aktiviteti i organizuar nën kujdesin e Fondacionit SETA për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Tiranë, ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, studiues, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth sfidave në luftën kundër terrorizmit. 

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në aktivitet tha se sistemi ndërkombëtar sot, krahasuar me periudhën e Luftës së Ftohtë, ka disa sfida shumë më të mëdha dhe sipas tij këto sfida janë të paparashikueshme dhe arsyet që i shkaktojnë këto sfida. 

Terrorizmi është kthyer në një mjet në lidhje me kontaktimin e politikave me jashtë të shteteve duke e përdorur si disavantazh në lidhje me vendet e tjera armike për t’i destabilizuar sistemet në këto vende. Organizatat terroriste fatkeqësisht janë mbështetur nga qeveritë, duke i kthyer në një formë politike të jashtme. Prandaj sot po diskutojmë në lidhje me organizatat ndërkombëtare terroriste si PKK, PYD, FETO dhe DAESH. Në lidhje me FETO-n duhet të nënvizoj faktin se ata janë organizuar në Azi, Federatën Ruse, rajonin e Paqësorit dhe Afrikë”, tha ambasadori turk. 

Duke folur për ndjekësit e organizatës terroriste FETO, ambasadori Yörük, theksoi se në Turqi FETO urdhëroi ndjekësit të infiltrohen në organizatat qeveritare, dhe ata u infiltruan në sistemin ligjor, në forcat policore, forcat e armatosura duke tentuar të hiqnin qafe sistemin kushtetues dhe të dobësonin shtetin. Ai tha se me këtë infiltrim ata mendonin se do të merrnin nën kontroll të gjithë sistemin e pushtetit politik.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë u shpreh se një tjetër sfidë mund të jetë emigrimi ilegal, i cili në vitet e fundit është përjetuar në raste të mëdha, sepse sipas tij ka konflikte në rritje dhe vazhdimësi. 

Hasan Basri Yalçın, drejtor i Studimeve Strategjike në Fondacionin SETA, tha se Turqia ka qenë partner i Perëndimit, por pas luftës në Siri, sipas tij, Turqia u pa si një nga objektivat e qartë të situatës së sapokrijuar në Siri. 

Ai theksoi se sot në Siri ka qindra grupe terroriste. “Siria u bë një nga shkaqet kryesore të emigrimit drejt Turqisë. Turqia mbështet demokracinë në Siri, por shumica e partnerëve ndaluan me mbështetjet e tyre. Nga 2012-2016 Turqia u bë viktimë e sulmeve terroriste, kryesisht në vendet turistike. Është i vetmi vend që luftoi direkt me DAESH-in", tha Yalçın. 

Studiuesi Enes Bayraklı, gjatë fjalës në aktivitet, duke iu referuar edhe organizatës terroriste FETO tha se terrorizmi nuk kërkon vetëm përdorimin e armëve, por edhe infiltrimin në shtet dhe ta pushtojnë nga brenda një shtet. 

Dr. Hüseyin Alptekin paraqiti të dhëna për strategjinë e luftës së Turqisë kundër PKK/PYD, DAESH dhe FETÖ dhe pasqyroi arritjet në luftën kundër terrorizmit që nga viti 2016.

Gjatë diskutimeve në këtë konferencë  pati edhe pyetje-përgjigje nga të pranishmit në lidhje me sfidat në luftën kundër terrorizmit. 

***

-Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi vizitë në Shqipëri 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, po realizon një vizitë në Shqipëri, në kuadër të shqyrtimit në Kuvendin e Shqipërisë të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Xhaferi është pritur në një takim nga homologu i Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut mori pjesë edhe në seancën e të enjtes plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën u diskutua dhe më pas u votua pro për ratifikimin e Protokollit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Zyrtarët më të lartë të Shqipërisë kanë mbështetur në vazhdimësi proceset në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës e deri tek nënshkrimi i protokollit.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona. Ndërsa, kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se u jemi pranë të gjitha familjeve të goditura nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut dhe do të bëjmë patjetër pjesën që na takon në përpjekjen solidare për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre të madhe.

 “...Zija e sotme në vendin fqinjë e rëndon edhe më shumë në vetëdijen tonë, peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët, një fat i përbashkët i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me ratifikimin e protokollit të aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Numri tronditës i viktimave në aksidentin tragjik për koiçidencë më së shumti shqiptarë na i bën sot edhe emocionalisht më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo lidhje tërësisht e veçantë historike e politike gjen mishërim edhe në aktin tërësisht të veçantë historik dhe politik të votimit të sotëm unanim të Kuvendit të Shqipërisë”, nënvizoi shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

***

-ATTSO përmes Grupit të Grave Sipërmarrëse shpërndan ndihma për familjet në nevojë në Shqipëri 

Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi (ATTSO) ka shpërndarë ndihma për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Aktiviteti i shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore për Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, u organizua me pjesëmarrjen e Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortes së ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk.

Në fjalën e saj, Ayşegül Erdal Yörük, njëkohësisht edhe kryetare nderi e këtij grupi, tha se janë të gatshëm të ndihmojnë gratë dhe fëmijët që kanë nevojë në emër të Grupit të Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi.

Ajo theksoi se projekte sociale që do të kenë në fokus njerëzit dhe shtresat në nevojë, do të vazhdojnë të mbështeten nga ky grup.

Tani e tutje në emër të grupit të grave të ATTSO do të bëjmë projekte akoma më të mëdha dorë për dore me gratë shqiptare. Mbështetësi jonë kryesor në projektet tona është Ambasada e Turqisë në Tiranë. Jemi shumë të lumtur dhe shpresoj që së bashku të jemi dorë për dore në projekte të mira”, theksoi bashkëshortja e ambasadorit të Turqisë në Tiranë. 
Ndërsa, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Shefqet Taku, tha se Turqia në shekuj e në vite ka ndihmuar popullin vëlla dhe mik shqiptar dhe se zemrat e dy popujve janë një dhe të pandarë.

Rroftë miqësia shqiptaro-turke në shekuj edhe në breza. Faleminderit për kujdesin e popullit turk, Ambasadës turke, Qeverisë turke dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, që i ka kushtuar popullit vëlla dhe mik shqiptar njësoj si popullit të vet turk”, deklaroi Taku. 
Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi (ATTSO) shpërndau 100 pako ushqimore për Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë.

***

-Kryetari i shoqatës së sociologëve të Turqisë vizitë në Shqipëri 

Kryetari i shoqatës së sociologëve të Turqisë zhvilloi një vizitë në selinë e Fondacionit “ALSAR”. Prof. dr. Sami Şener në këtë vizitë shoqërohej nga Prof.dr Ebubekir Sofuoğlu pedagog i fakultetit të Historisë në Universitetin e Sakaryas në Turqi si dhe drejtori i Shtëpisë Botuese “İnkilab” Stamboll, Hasan Güneş.
Ata u pritën nga Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit ALSAR, i cili pas urimit të mirëseardhjes i njohu miqtë e nderuar me misionin dhe vizionin e institucionit që drejton, duke i bërë një përshkrim të hollësishëm veprimtarisë arsimore, kulturore dhe humanitare të fondacionit ALSAR në shërbim të shoqërisë shqiptare.
Në fokus të këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë dhe miqësore, biseda u përqendrua edhe në fushat ku mund të zhvillohet marrëdhënia e bashkëpunimit ndërinstitucional, ku ndër të tjera u theksua çështja e prezantimit të kulturës shqiptare nga pikëpamja sociologjike për studiuesit në Turqi, si një dimension i rëndësishëm i forcimit të marrëdhënieve kulturore ndërmjet dy vendeve.
Prof. dr. Sami Şener nga ana e tij, vlerësoi rolin dhe kontributin e Fondacionit “ALSAR” në këtë drejtim, duke u ndalur veçanërisht në iniciativën e tij për përkthimin në turqisht të veprës se Prof. dr. Zyhdi Dervishit “Nëpër degëzime të kulturës Shqiptare”. Kjo vepër është përkthyer nga ALSAR në gjuhën turke dhe së shpejti do të botohet në Turqi.
Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit do të forcohen në të ardhmen duke realizuar projekte me interes të përbashkët institucional.

***

-Komisioni Evropian: Shqipëria me rritje të investimeve të huaja direkte 

Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte në Shqipëri u rritën sërish krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Raporti i performancës ekonomike të publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë me tregues në rritje për sa i përket flukseve të investimeve të huaja, por edhe të komponentëve të tjerë të rëndësishëm që kontribuojnë në performacën e përgjithshme të ekonomisë shqiptare

Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte, mbetën burimi kryesor i financimit të deficitit të llogarisë korente me një raport mbulimi prej 121% deri në shtator 2018. Ndërkohë që borxhi i jashtëm bruto u pakësua në tremujorin e tretë në 8 miliardë euro, që korrespondon me 66,2% të PBB-së”, citon raporti i KE. 

Në këtë kontekst, vijon më tej analiza ekonomike e Komisionit Evropian, edhe rezervat valutore në Shqipëri u rritën përsëri me 17,4% në vlerën 3,35 miliardë euro që korrespondonin me 6,7 muaj importe mallrash dhe shërbimesh.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme