Szijjarto kritikon politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Sipas lajmit të agjencisë hungareze të lajmeve, MTI në deklaratën e tij Ministri hungarez kritikoi politikën që ndjek Këshilli për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

Szijjarto kritikon politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se mosdëshirimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për tu zgjeruar me Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025 është i papranueshëm.

Sipas lajmit të agjencisë hungareze të lajmeve, MTI në deklaratën e tij Ministri hungarez kritikoi politikën që ndjek Këshilli për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.  

Ai tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me përfitim për Evropën, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe nga ai i sigurisë.

Ministri Hungarez tha se në Ballkanin Perëndimor ka një tension serioz dhe gjendja mund të stabilizohet me integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

“Nuk është e nevojshme të priten 6 vjet. Për mendimin tonë Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen më shpejt. Kjo është edhe në interes të Hungarisë, edhe në interes të Bashkimit Evropian nga aspekti ekonomik, por para së gjithash nga aspekti i sigurisë” tha Szijjarto.  

 



Lajme të ngjashme