Presidenti i Serbisë, Vuçiç viziton Shqipërinë në mars 2019

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars 2019.

1137247
Presidenti i Serbisë, Vuçiç viziton Shqipërinë në mars 2019
10-11/Files/UploadedImages/6817388969arnavutlukturizim.jpg
Blendi Klosi_SmileAlbania.jpg
Afyon Belediyesi_Arnavutluk_Konispol Belediyesine yardımı_2.jpg
Afyon Belediyesi_Arnavutluk_Konispol Belediyesine yardımı_7.jpg
Afyon Belediyesi_Arnavutluk_Tiran_kış yardımı_1.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_Türkçe sınavı.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (5/2019)

-“Duam një Shqipëri të pastër dhe turistike”

Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër, ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur dhe të pastër.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka kohë që ka ndërmarr nisma mjaft të rëndësishme duke bërë aktivitete sensibilizuese për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit në zonat me potenciale turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe partneret e tjerë ndërkombëtarë në kuadër të diskutimeve për strategjinë e re të Qeverisë së Shqipërisë për pyjet dhe fushatën “Krijo Oksigjenin Tënd”.

Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në formën e një tryeze diskutimi ministri Klosi tha se fushata në fjalë është pjesë e përpjekjeve që brenda vitit 2020 Shqipëria të jetë një vend i pastër dhe me standarde për mbrojtjen e mjedisit dhe mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020. Sipas tij, kjo është një fushatë që do të vazhdojë pa ndërprerje deri në vitin 2021.

Për sa u përket pemëve dhe pyjeve, Klosi kërkoi ndihmën e përfaqësuesve të pranishëm lidhur me atë se çfarë përfaqësojnë pyjet në Shqipëri dhe si ekonomia e pyjeve të shndërrohen në një potencial të madh.

Ne nuk i kemi pyjet vetëm për të krijuar oksigjen, por pa dyshim pyjet duhet të transformohen në një burim të madh turistik të vendit dhe t’i përdorim ato si një pasuri ekonomike”, tha Klosi.

Ministri Klosi duke folur edhe në kuadër të politikave të BE-së dhe përgatitjes së hapjes së negociatave tha: “Ne do të donim që kapitulli 27 i hapjes së negociatave, që është ai i politikave mjedisore të ketë përthyerjen e tij edhe në programin e Shqipërisë për pyjet. Nëse duam të jemi të suksesshëm në ngritjen e institucioneve shqiptare si ato evropiane, mendoj se ka ardhur koha që tani të fillojmë të ecim në rrugën e duhur”.

Ne duam një Shqipëri të pastër dhe turistike. Politikat janë pjesë e institucionit që unë drejtoj, por unë e shpreh pafuqishmërinë e një institucioni të vetëm të implementojë politika. Ne mund t’i bëjmë mirë në letër ato, por kur vjen puna në terren ka nevojë për bashkërendim me institucionet. Ka nevojë për dakordësi të opinionit publik dhe njerëzit ta mbështesin si një gjë që ka të bëjë me të ardhmen e tyre”, deklaroi Klosi.

Në aktivitet u theksua se fokusi i fushatës 100 ditore është plani i menaxhimit depozitimeve të mbetjeve urbane dhe transformimi i tyre në një sistem legal, në funksion edhe të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të turizmit.

***

-BE: Marrëveshja Shqipëri-Frontex, garanci kundër migracionit të paligjshëm

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përshëndeti hyrjen në fuqi të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri thotë se hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare FRONTEX (The European Border and Coast Guard Agency) në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Menaxhimi i kufijve shqiptarë mbetet kompetencë e autoriteteve shqiptare. Agjencia u ofron vetëm ndihmë dhe mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë”, shpjegon delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, sqaron se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me pezullimin e vizave, por një bashkëpunim Shqipëri-BE për migracionin.

Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”, shprehet delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. 

***

-Vuçiç viziton Shqipërinë në mars 2019 

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun e tij slloven.

Diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë e diskutimeve edhe në Tiranë, në Samitin e Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars.

Në konferencën e përbashkët për mediat të presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Duke u ndalur te korrigjimi i kufijve, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, u shpreh se çdo vendim në këtë kontekst nuk duhet të sjellë probleme në rajon.

Ndërkohë, presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve.

***

-Kryeministri Rama bisedë me këshilltarin amerikan për sigurinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka realizuar një bisedë telefonike me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton.

Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se në fokus të kësaj bisede ishin zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.

Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të presidentit për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

***

-“Ditët e solidaritetit ndaj shtresave sociale në nevojë” 

Nën moton “Ditët e solidaritetit ndaj shtresave sociale në nevojë” nisi në Tiranë programi i ofrimit të ndihmës humanitare për familjet e fëmijëve jetimë.

Në këto ditë të acarta të stinës së dimrit, ne ndoshta nuk mund t’ua zgjidhim dot hallet atyre, por angazhohemi e mundohemi që t’ua lehtësojmë sadopak vështirësitë e tyre ekonomike dhe t’u sjellim buzëqeshjen për t’i bërë të kuptojnë se ata nuk janë vetëm”, u shpreh kryetari i fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra.

Falë mbështetjes bujare të ofruar nga kryetari i bashkisë së qytetit të Afyonit në Turqi, Burhanetin Çoban, u mundësua dhurimi i këtij kontingjenti ndihmash në lëndë drusore për ngrohje për familjet e fëmijëve jetimë, në qytetin e Tiranës.

Fondacioni “ALSAR” i shprehu mikut të nderuar nga Turqia mesazhin e respektit dhe të konsideratës më të lartë, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mbështetjen dhe inkurajimin që ka ofruar, në misionin dhe rrugëtimin e pandalshëm drejt bamirësisë.

Nga ana tjetër, ndalesa e radhës “Ditët e solidaritetit” ishte në Konispol, ku u zhvilluan 2 projekte në ndihmë të komunitetit të banorëve të kësaj zone. Projekti i parë konsistoi në dhurimin e pajisjeve elektronike (10 laptopë dhe 10 televizorë si dhe mjete kancelarie) në ndihmë të shkollave publike dhe nxënësve të kësaj njësie administrative. Ndërsa përmes realizimit të projektit të dytë u mundësua dhurimi i pakove ushqimore për 50 familjet në nevojë të kësaj zone.

Kurorëzimi i suksesshëm i këtyre projekteve u mundësua falë ndihmës dhe mbështetjes së ofruar nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Afyonit në Turqi, Burhanetin Çoban, i cili gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar në ndihmë të komunitetit te banorëve të Konispolit, si një nga shembujt e dashamirësisë, dhe vëllazërisë që ekziston ndërmjet dy popujve Shqipërisë dhe Turqisë.

***

- Instituti turk “Yunus Emre”, Tiranë prezanton në institucionet arsimore gjuhën dhe kulturën turke 

Instituti turk “Yunus Emre” Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën e të Diplomuarve në Turqi (TUMED), realizuan në Shkollën Jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu" në Tiranë prezantimin e kurseve të turqishtes, provimin e çertifikimit të gjuhës turke (TYS), portalin e mësimit të gjuhës turke, aktivitetet dhe bursat e Turqisë, aplikimet e të cilave po vazhdojnë.

Një prezantim të tillë, instituti “Yunus Emre” e zhvilloi edhe në Gjimnazin e “New York”, Tiranë dhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme