Çfarë do të ndodhë pas ratifikimit të “Marrëveshjes së Prespës”?

Siç parashikohet, Greqia do të ratifikojë ftesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, ndërsa Maqedonia do të ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Makedonya Yunanistan anlaşmayı imzaladı 2.jpg
Makedonya Yunanistan anlaşmayı imzaladı 1.jpg
makedonya parliman.jpg
makedonya.jpg
yunanistan parleman.jpg
yunanistan.jpg

Që kur Maqedonia dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit të kaluar në anën greke të Prespës, me të cilën u arrit zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë me dekada rreth emrit, pasoi procesi i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend sipas të cilave vendi ndryshoi emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas procedurës që parashikohet, hapi i ardhshëm është që Qeveria greke ta informojë Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-s se ka përfunduar procedurën, ndërsa më pas 29 vendet anëtare të NATO-s duhet të nënshkruajnë Protokollin për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë, gjë e cila po ashtu duhet të ratifikohet në parlamentet e vendeve të tyre.

Pastaj, siç parashikohet, Greqia do ta ratifikojë ftesën për anëtarësim të vendit në NATO, hap pas të cilit amendamentet e reja kushtetuese të Maqedonisë do të hynë në fuqi, ndërsa Maqedonia vet do të ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kështu fillon zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme