“Ratifikimi i marrëveshjes së emrit do të sjellë paqe dhe siguri në Ballkan”

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, Matthew Nimetz thotë se marrëveshja do të hapë rrugën për "një bazë më të shëndoshë për paqen dhe sigurinë në Ballkan".

“Ratifikimi i marrëveshjes së emrit do të sjellë paqe dhe siguri në Ballkan”

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, Matthew Nimetz, ka përgëzuar Maqedoninë lidhur me miratimin e marrëveshjes në Kuvend, me të cilën do të ndryshohet emri në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një komunikate të publikuar, Matthew Nimetz thotë se marrëveshja, e cila tani mbetet të ratifikohet nga Greqia, hap rrugën për "një bazë më të shëndoshë".

Marrëveshja për ndryshimin e emrit është rezultat i negociatave pas një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare mes Shkupit dhe Athinës, ku kjo e fundit ankohet se emri “Maqedonia”, ngërthen në vete edhe pretendime mbi territorin dhe trashëgiminë kulturore të Greqisë.

Nimetz që nga viti 1999 ka qenë i angazhuar në cilësinë e të dërguarit personal të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për mosmarrëveshjen e emrit, ndërsa ka qenë edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Bill Clinton nga marsi i vitit 1994 deri në shtator të vitit 1995.

Kujtojmë se të premten me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve apo 81 vota, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar katër amendamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme