Haradinaj: Taksat ndaj Serbisë do të hiqen kur ajo të heq dorë nga sjelljet armiqësore ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreson që këtë vit të arrihet në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj: Taksat ndaj Serbisë do të hiqen kur ajo të heq dorë nga sjelljet armiqësore ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se taksa për mallrat nga Serbia mund të hiqet vetëm kur Serbia do t'i jap fund sjelljes së saj agresive ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se shpreson që këtë vit të arrihet në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Gjatë konferencës së tij të fundvitit për media, Haradinaj theksoi se disa gjëra kanë ndryshuar në aspektin e dialogut Kosovë-Serbi, pasi që, siç tha ai, Kosova është bërë me ekip të negociatorëve, të cilës i paraprijnë Zv/Kryeministri Fatmir Limaj dhe kreu i partisë opozitare Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

"Tani është e vështirë të japim shenja jashtë delegacionit, kush ka inpute, kush ka ide, duhet t'ia dorëzojë delegacionit. Prandaj unë kam dorëzuar të gjitha materialet që posedon qeveria, duke përfshirë arkivat, kurse Presidenti (Hashim Thaçi) tani duhet të zbulojë çdo material që ka delegacioni, sepse edhe nëse Presidentit i takon të takohet me Presidentin Vuçiç, negociatat nuk mund të zhvillohen me dy persona. Nuk mund ata të negociojnë për të zhdukurit, ekonominë, dëmet e luftës. Nuk mund të flasin rreth kësaj dy njerëz, por ekipet dhe ekspertët", tha Haradinaj.

I pyetur nëse pret që të arrihet marrëveshje përfundimtare me Serbinë në vitin 2019, ai tha se shpresonte që marrëveshja të arrihej, edhe pse ky proces nuk do të jetë i lehtë, sepse, siç theksoi ai, ky proces kërkon jo vetëm angazhim serioz të Kosovës, Serbisë dhe Evropës, por edhe angazhimin e SHBA-ve.

Sa i përket imponimit së taksës prej 100 për qind, Haradinaj theksoi se taksat janë imponuar për shkak të sjelljes së Serbisë si një Rusi e vogël dhe angazhimin e saj sistematik kundër Kosovës. Ai shtoi se qëllimi i imponimit së taksës ishte që t'ia bëjë me dije Serbisë se duhet të ndryshojë.

"Ishim shumë të mbështetur për muri dhe nuk mund të mos mbroheshim. Nëse Beogradi do të binte dakord që të ulemi së bashku, por jo si këto takime vetëm për t'u fotografuar, por diçka si Rambuje apo Dejtoni, po të kishim diçka të tillë atëherë do të shikoja se si të zgjidhnim të gjitha. Por, nuk do t'i zgjidhim gjërat një nga një, duhet të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë, përndryshe do të zgjasë me shekuj. Edhe ne jemi gjithashtu të interesuar për t'i zgjidhur të gjitha, edhe taksat dhe tregtinë e lirë, por edhe pavarësinë, njohjen dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe gjithçka që vjen me të", deklaroi Haradinaj. (AA)



Lajme të ngjashme