Turqia mbështetësja më e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Kështu është shprehur Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një dalje për mediat.

1113785
Turqia mbështetësja më e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në BE
Murat Ahmet Yörük_Yunus Emre_İşkodra.jpeg
Murat Ahmet Yörük_Yunus Emre_İşkodr_Zafer Kıyıcı.jpeg
Arnavutluk-Türkiye Ticaret Odası_4.yılında_5.jpg
Arnavutluk-Türkiye Ticaret Odası_4.yılında_3.jpg
ALSAR_Sabahattin Zaim Üniversitesi_2.jpg
Arnavutluk-Türkiye dostluk maçı.jpg

- Turqia mbështetësja më e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kështu është shprehur ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një dalje për mediat në Shkodër pas aktivitetit përkujtimor dhe ekspozitë me rastin e përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së poetit të himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy.

A do të ndryshojë qasja e Turqisë ndaj Shqipërisë, pasi kjo e fundit të jetë pjesë e BE-së, ambasadori Yörük tha:

“…Asnjë ndryshim nuk do të ketë. Turqia ka qenë dhe mbetet mbështetësja më e madhe e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe NATO-s, madje për të gjitha vendet që dolën nga sistemi i errët komunist. Në këtë kuadër ne jemi të parët që kemi duartrokitur për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria në vitin 2014. Turqia do të jetë në krye të vendeve që do të ndjejë kënaqësinë që Shqipëria do jetë anëtare e BE-së. Edhe Turqia është vend kandidat për në BE…”,- tha ambasadori turk.

Ai ndër të tjera tha se: “…Një ndër politikat strategjike e Turqisë është anëtarësimi në BE. Turqia dhe Shqipëria ashtu sikurse ka qenë prej qindra vitesh vazhdon dhe sot të jetë në të njëjtin kulvar me Shqipërinë. Ndërkohë kur vendet imperialiste i hodhën sytë për sulme ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, Heroi Hasan Riza Pasha dha jetën për mbrojtjen e Shkodrës, edhe vëllezërit tanë shqiptarë dhanë jetën për mbrojtjen e Çanakalasë…”.

Ndërsa, në lidhje me anëtarësimin e vetë të Turqisë në Bashkimin Evropian, ambasadori turk, Yörük deklaroi:

“…Turqia është vend kandidat për në Bashkimin Evropian (BE). Ky proces ka filluar qysh kur është pranuar në vitin 2015 dhe një nga objektivat strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Turqisë është anëtarësimi i saj në BE…”.

***

-Krishtlindja 2019, me negociata të hapura me BE-në 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta uroi që Krishtlindjet e vitit të ardhshëm ta gjejnë vendin me negociata të hapura për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar, më të bashkuar dhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në Bashkimin Europian,- tha Meta në urimin e tij për besimtarët e krishterë nga Katedralja Ortodokse në Tiranë.

Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu punën e komuniteteve të besimit në Shqipëri për sa i përket harmonisë fetare.

Duke iu referuar harmonisë fetare, Meta tha se kjo harmoni duhet të reflektojë kudo, më së pari në politikë.

“Dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitetet e besimit në vendin tonë, jo vetëm për besimin tek Zoti, jo vetëm për besimin tek e drejta, tek e mira, tek paqja, por mbi të gjitha atë punë të shkëlqyer dhe shembull që japin komunitetet tona duke e rritur çdo ditë harmoninë ndërfetare në vendin tonë dhe kjo harmoni duhet të reflektojë kudo dhe në radhë të parë duhet të reflektojë në politikë”, nënvizoi Meta.

Në urimin e tij, presidenti shqiptar, shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Gëzuar Krishtlindjen!”.

Presidenti apelon për harmoni, mirëkuptim, dashuri dhe begati për shqiptarët dhe kudo në botë.

***

- Pas kurimit në Turqi kthehet në Tiranë efektivja Ina Nuka

Ina Nuka, punonjësja e Policisë së Shtetit e cila mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë protestës më 22 Nëntor para Parlamentit, ka mbërritur në Shqipëri pasi ishte për trajtim mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë.

Në aeroportin e Rinasit, Ina Nuka u prit nga Zv/ministrja e Brendshme. Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.

Jam shumë mirë. Sipas mjekëve si aplikimi i parë operacioni ka dalë me sukses”, tha Ina përpara gazetarëve.

Në fillim kisha vështirësi. Dhimbjet ishin mjaft të mëdha, por ia dola. Falënderoj të gjithë, kryeministrin Edi Rama, mjekët në Turqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ministrin e Brendshëm, kushdo që ka bërë të mundur që të vazhdoja kurimin në Turqi. Falënderim i veçantë për mjekët e spitalit në Ankara, të cilët kryen tre operacione për të rikuperuar dëmtimin e madh të gishtave të dorës, si dhe qeverinë turke dhe ambasadorin e Shqipërisë në Turqi”, u shpreh Ina.

E pyetur nëse do të tërhiqet nga policia, Nuka tha: “…Kjo është e pamundur. Unë jam shumë privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s’më pengon aspak, madje më jep më tepër forcë…”.

Ina Nuka, efektivja 26-vjeçare, e cila u plagosgjatë protestës për ndërtimin e Unazës së Madhe, me anë të një avion-ambulance të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë u dërgua disa ditë më parë në Turqi ku mori për trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit pranë Universitetit të Shkencave të Mjekësisë në Ankara.

*** 

-Biseda Pompeo-Bushati, DASH: Sekretari i shtetit përgëzoi ministrin e Jashtëm

Në këtë deklaratë, Departamenti Shtetit Amerikan thotë se “Sekretari i Shtetit, Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.

Me këtë vendim,- vijon deklarata e DASH,- “Shqipëria rreshtohet krah vendeve të tjera të Evropës, si Franca dhe Danimarka. Veprimet e Shqipërisë përçojnē një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në Evropë.

Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020, ndërsa thekson se mezi pret të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”.

***

-Përkujtohet 4-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, ATTSO, festoi para pak ditëve 4-vjetorin e themelimit.

Në fjalën e saj përshëndetëse në një konferencë, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, shprehu falënderimet dhe mbështetjen për investimet e kompanive turke në Shqipëri. Mesi iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të ATTSO, lidhur me problematikat që hasin kompanitë në aktivitetit të tyre.

Ndërsa, në një fjalim të mbajtur në këtë aktivitet, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük foli dhe për anketimin e kompanive turke për zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri. Duke vënë në dukje se ai beson që ky anketim ka për ti shërbyer zhvillimit të ekonomisë shqiptare, ambasadori Yörük në vijim të fjalës së tij tha se në Shqipëri ka më shumë se 430 kompani turke që operojnë, 109 prej të cilave janë prodhuese.

Jemi të përkushtuar që të çojmë në 1 miliardë dollarë shkëmbimet tregtare, ashtu sikurse ka dhënë fjalën edhe vetë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, tha Yörük dhe më pas shtoi duke thënë se ATTSO në vitin e saj të pestë po hyn me një energji të re. Ai nuk nguroi të urojë edhe për vitin e ardhshëm duke thënë se 2019-ta uroj të kalojë sa më mirë për kompanitë turke dhe shqiptare.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Seyhan Pencablıgil tha se “…Synimi i kësaj dhome tregtie është zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira mes vendit mik, Shqipërisë dhe Turqisë. Jam i kënaqur të them që kam patur mbështetjen e të gjitha institucioneve përkatëse për mbarëvajtjen e punës së tyre. Preferojmë të jemi neutralë. Të gjitha qeveritë që zgjidhen nga populli janë të mirëpritura nga ne. Falënderoj ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, Ataşeun e Tregtisë së këtij vendi në Tiranë dhe anëtarët tanë për besimin…”, ka thënë ai më tej në fjalën e tij.

Ndërsa, sekretarja e ATTSO, Erinda Zhupani ka dhënë informacion mbi punën e kësaj dhome në 4 vitet e shkuara.

Në këtë takim krahas pjesëmarrjes së autoriteteve ishin prezentë dhe presidenti i “Turalb Krom”, Fethi Kaya si dhe biznesmenë të tjerë shqiptarë dhe turq të cilët janë anëtarë të kësaj dhome.

***

-“Libri, dhurata më e çmuar”

Universiteti “Sabahattin Zaim” i qytetit të Stambollit në Turqi përuron këndin e librit shqip, një dhuratë kjo e Fondacionit “ALSAR” e realizuar në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Ky projekt me moton “Libri, dhurata më e çmuar”

konsistoi në dhurimin e 525 titujve, me një numër total të 525 kopjeve të librave në gjuhën shqipe, për bibliotekën e Universitetit “Sabahattin Zaim” të qytetit të Stambollit në Turqi, duke synuar në këtë mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë nga rajoni i Ballkanit që studiojnë në këtë universitet.

Në ceremoninë e dorëzimit nga ana e përfaqësuesit të “ALSAR”, Saimir Rusheku ishte prezent Fatih Pehlivan, koordinator i Marrëdhënieve me Jashtë te këtij universiteti, i cili falënderoi fondacionin për këtë dhuratë të çmuar.

Nga ana tjetër, Fondacioni “ALSAR” dhuroi kontingjentin e II-të të librave për bibliotekën publike e qytetit të Shkodrës, “Marin Barleti”. “Libri, dhurata më e çmuar” është një prej shumë projekteve të fondacionit, të vënë në jetë me sukses.

Ndalesa e radhës ishte këtë herë në bibliotekën e Shkodrës, përzgjedhur nga Fondacioni “ALSAR”.

Këto libra do t’u shërbejnë kryesisht studentëve, dhe janë më së shumti të karakterit historik, ku nuk mungojnë dhe botimet më të fundit.

Librat u morën në dorëzim nga drejtori i bibliotekës, Gjovalin Çuni, i cili shprehu falënderimet për kontributin e dhënë nga ALSAR për pasurimin e fondit të bibliotekës me këto libra të vyer.

***

-Ndeshja Shqipëri-Turqi do të luhet në Shkodër 

Ndeshja, të cilën kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë përballë Turqisëmë 22 mars të vitit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, do të luhet në qytetin e Shkodrës.

Sipas një njoftimi nga Federatat e Futbollit e Turqisë dhe e Shqipërisë, ndeshja e xhiros së parë në kuadër të grupit H midis Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme