Pompeo falënderon Bushatin për shpalljen e dy diplomatëve iranianë “persona të padëshiruar”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i telefonoi Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe përgëzoi qeverinë shqiptare për shpalljen e dy zyrtarëve iranianë “persona të padëshiruar”.

Zv/zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Palladino, në një deklaratë me shkrim në lidhje me këtë çështje duke bërë të ditur se Pompeo përgëzoi qeverinë e Shqipërisë “për shpalljen e dy zyrtarëve iranianë “persona të padëshiruar” dhe shtoi: “Ky hap i Shqipërisë dërgon një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në tokën evropiane”.

Në deklaratën e bërë ditë më parë Zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Edlira Prendi kishte thënë se: “Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve në Ambasadën e Iranit (në Tiranë), për të cilët dyshohet të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend”.

“Veprimtaritë e këtyre dy diplomatëve në Shqipëri bien ndesh me statusin diplomatik dhe shpallja e tyre “persona të padëshiruar” është marrë në konsultim me vendet aleatë” kishte bërë të ditur Prendi.

Kurse Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, kishte bërë të ditur se për shpalljen e dy diplomatëve iranianë si “persona të padëshiruar” në Shqipëri kishin ndikuar presionet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Izraelit.

Lajme të ngjashme