Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin viziton Shqipërinë

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin së bashku me delegacionin që e shoqëronte, pati kontakte në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë.

İbrahim Kalın_Arnavutluk temasları_2.jpg
İbrahim Kalın_Arnavutluk temasları_1.jpg
İbrahim Kalın_Arnavutluk temasları_3.jpg
İbrahim Kalın_Arnavutluk temasları_5.jpg
İbrahim Kalın_Arnavutluk temasları_6.jpg
İbrahim Kalın.jpg

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi kontakte në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrëmë shtroi një darkë pune për nderë të zëdhënësit të Presidencës turke, Ibrahim Kalin dhe delegacionin që e shoqëronte.

Mbrëmë në Kryeministri Rama u takua në darkën e punës me zëdhënësin e Presidencës turke, Ibrahim Kalin, kreun e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam dhe zëvendëskryetarin e Entit për Çështjet Fetare të Turqisë (Diyanet), Selim Argun.

Gjatë takimeve të zhvilluara me ministrin e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ministrin e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, krahas ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, të kompanisë së Linjave Ajrore Turke, THY dhe të sektorit privat.

Ibrahim Kalin së bashku me delegacionin që e shoqëronte patën takime edhe me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, ndërsa më pas vizitoi edhe zyrën e koordinimit të TIKA-s në Tiranë.

Delegacioni i kryesuar nga zëdhënësi Kalin vizitoi edhe Universitetin “Nju-Jork” në Tiranë, i cili është i lidhur me Fondacionin turk Maarif, si dhe inspektuan punimet e ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, që ndërtohet nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare.

TIKA, e cila mbështet një numër të madh të projekteve në fusha të ndryshme si ajo e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, planifikon që brenda dy viteve të ardhshme të restaurojë xhaminë e Ethem Beut në Tiranë, xhaminë e Mbretit (xhamia e Sulltanit), teqenë e Halvetive, xhamia e Beqarëve dhe xhaminë e Gjirokastrës (xhamia e Pazarit).



Lajme të ngjashme