Nderohet me medalje Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka dorëzuar Ambasadorit të Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip medaljen për merita të veçanta në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë gjatë misionit të tij diplomatik.

Serhat Galip_Millo Gjukanoviç.jpg
Ditmir Bushati_Srgjan Darmanoviq.jpg
Sami Salihu_Ilir Çapuni.jpg
Vera-Katana_Ismail-Kadare_Zenel-Katana_Radio Elita_Ulqin.jpg

Presidenti Gjukanoviq ka vlerësuar kontributin e Ambasadorit Galip në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe interesimin e kompanive turke për të investuar në Mal të Zi. Gjatë mandatit të Ambasadorit Galip janë realizuar një sërë projektesh nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA. Janë rreth 300 projekte të realizuara që kalojnë shumën mbi 20 milion euro. Gjithnjë sipas Presidentit Gjukanoviq, z. Galip ka kontribuar në avancimin e marrëdhënieve kulturore, shkencore, në fushën e mbrojtjes si dhe bashkëpunimin e administratave lokale. Nga ana e tij Ambasadori Galip falënderoi për mirënjohjen e lartë për të cilën tha se është një çmimi i lartë dhe nder për vendin e tij, për familjen dhe për atë personalisht.

Siguria dhe stabiliteti i rajonit në fokusin e takimit të shefave të diplomacive të këtyre vendeve 

Në Podgoricë u takuan Ministrat e jashtëm të kartës së Adriatikut, apo siç njihet ndryshe A5, ku Mali i Zi kryeson grupin për vitin 2018. Në takim ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare të A5 në funksion të integrimit euroatlantik të rajonit. Gjatë takimit krahas vlerësimit të kontributeve të vendeve pjesëmarrëse në operacionet e drejtuara nga NATO u theksua dhe domosdoshmëria e zgjerimit të Kartës (A5) dhe përfshirjes së vendeve të tjera të rajonit në funksion të konsolidimit të paqes stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut miratuan edhe komunikatën e përbashkët, e cila përparësi i jep bashkëpunimit dhe zgjerimit në funksion të përballimit të sfidave të përbashkëta për sigurinë e këtyre vendeve. Shefat e diplomacive u pritën në një takim edhe nga Presidenti i Malit të Zi Millo Gjuklanoviq, i cili falënderoi vendet e anëtare për realizimin e qëllimeve që i kanë venë vetes sa i përket bashkëpunimi të ndërsjellë. Ai në veçanti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe angazhimin e tyre për stabilitetin e rajonit. Ndërkaq ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në cilësinë e kryesuesit të kësaj nisme për vitin 2019 tha: “Ndërkohë që kjo platformë i ka shërbyer plotësisht qëllimit të saj fillestar për të mbështetur përpjekjet tona drejt integrimit euroatlantik, besojmë se është koha për ri-adresimin e fokusit të nismës”. Fokusi i kryesisë shqiptare të kartës ShBA–Adriatike do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me ShBA-të në luftën aktive dhe efektive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë të ketë ushtrinë e vet

Formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet ët jetë një proces gradual dhe të kontribuojë në stabilitetin e Rajonit, kanë thënë zyrtarë të Malit të Zi. Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq ka thënë se as Mali i Zi, por as NATO asnjëherë nuk kanë kundërshtuar të drejtën e çdo vendi që të ketë ushtrinë e vet. Sekretari i NATO-s paralajmëroi që ky proces të jetë gradual, i hapur, gjithëpërfshirës dhe të sjell stabilitet në rajon në mënyrë që bashkëpunimi i NATO-s me Kosovën të vazhdojë. Sipas mendimit tim kjo është një qasje reale të cilën disa herë e kemi theksuar”,- ka thënë shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq.

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ulqinit dhe Preshevës 

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni dhe nënkryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu nënshkruan memorandumin për bashkëpunim midis dy kuvendeve vendore. Ky memorandum parasheh shkëmbimin e praktikës legjislative si dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e kulturës, arsimit ekonomisë dhe turizmit. Gjatë vizitës dyditore në Ulqin Kryetari i Kuvendit të Preshevës z. Salihu me bashkëpunëtorë vizituan disa pika të rëndësishme të qytetit dhe u takuan me kryetarin e Ulqinit, Loro Nrekiq dhe përfaqësues të tjerë të lartë komunal.

Shkrimtari i njohur shqiptar dhe një nga zërat më të njohur të letërsisë bashkëkohore, Ismail Kadare është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi. Kadare, shumë herë kandidat për çmimin Nobel për Letërsi është personalitet i njohur në qarqet kulturore malazeze. Ai ka qenë edhe i ftuar special në Podgoricë, ku është përkthyer edhe një pjesë e krijimtarisë së tij të gjerë letrare.

-Përgatiti për TRT Shqip, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme