Gottemoeller: Formimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet të rrisë më tej tensionet në rajon

Nënsekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, në një konferencë për shtyp me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, bëri një koment të shkurtër për vendimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës...

Gottemoeller: Formimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet të rrisë më tej tensionet në rajon

Vendimi i së premtes nga autoritetet e Prishtinës për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk do të krijojë tensione në rajon.

Nënsekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, në një konferencë për shtyp me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, bëri një koment të shkurtër për vendimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot institucionet e Kosovës njoftuan miratimin e tre ligjeve të reja që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës të Sigurisë së Kosovës. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka thënë se ne na vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s. Në të njëjtën kohë unë dua të theksoj se të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim nuk duhet të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët e përgjegjshëm politikë në rajon duhet të fokusohen mbi përparimin me reforma dhe dialog”, deklaroi ajo.



Lajme të ngjashme