Ministri grek i Mbrojtjes kërkon ndihmën e popullit për të blerë anije luftarake

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos deklaroi se, për të blerë anije të reja luftarake për flotën greke, do të mbledhin lekë nga populli, duke hapur një llogari ndihme.

1102301
Ministri grek i Mbrojtjes kërkon ndihmën e popullit për të blerë anije luftarake

Greqia do të mbledhë ndihma nga populli për të blerë anije luftarake.

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos deklaroi se, për të blerë anije të reja luftarake për flotën greke, do të mbledhin lekë nga populli, duke hapur një llogari ndihme.

Në ditën e Shën Nikollës, për të cilin besohet se është mbrojtësi i marinarëve, Kammmenos mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar në akademinë e marinës në Pire.

Duke theksuar se Greqia, së bashku me vendet e Mesdheut, do të bëhet qendër dhe prodhuese e energjisë, Kammenos tha: “Kjo na detyron të zotërojmë një flotë të fuqishme për të mbrojtur të drejtat tona sovrane dhe për të përforcuar sigurinë e rajonit”.

Ai tha se këtë objektivë duhet ta arrijnë vitin e ardhshëm.

“Por tani kemi nevojë për bamirësit dhe dhuruesit e mëdhenj të vendit tonë. Për të blerë fregata dhe anije admirali, për të përforcuar flotën tonë, i bëj thirrje popullit dhe armatorëve grekë, që duke kursyer nga nevojat e veta të na mbështesin në këtë përpjekje kombëtare me llogarinë (bankare), që do të hapet në 1 janar 2019” tha Kammenos.   

Ai deklaroi se ndihmën e parë do t’a derdhë në llogarinë në fjalë nga rroga e vet.

Greqia, e cila përpiqet të lërë pas krizën ekonomike, bën edhe një shpenzim ushtarak mbi 5 miliardë dollarë gjatë vitit.

Me këtë vlerë, që korrepondon me 2,5% të të ardhurave kombëtare, Greqia është një nga vendet që i plotëson kriteret e NATO-s në lidhje me shpenzimet ushtarake.

 


Lajme të ngjashme