Hahn i bën thirrje Kosovës të heqë pengesat e bashkëpunimit me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i bëri thirrje Kosovës, që mori vendim për të vendosur taksë doganore 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, “të heqë pengesat para bashkëpunimit rajonal”.

Hahn i bën thirrje Kosovës të heqë pengesat e bashkëpunimit me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) Përgjegjës për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn i bëri thirrje Kosovës, që mori vendim për të vendosur taksë doganore 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, “të heqë pengesat para bashkëpunimit rajonal”.

Hahn, në kuadër të takimeve në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, u takua me Presidentin, Aleksandar Vuçiç.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Twitter pas takimit në Beograd, Hahn tha se bashkë me Vuçiçin diskutuan edhe vendimin për taksat, të marrë nga Kosova prej afërsish një muaji dhe nënvizoi se vendimi nuk është i përshtatshëm me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Marrëveshjen e BE-së për Partneritetit dhe Stabilitetit.  

Ai u shpreh se me liderin e Serbisë janë të të njëjtit mendim për nevojën e reduktimit sa më parë të tensionit dhe theksoi se bashkëbiseduesve në Kosovë do t’u bëjë thirrje për heqjen e pengesave para bashkëpunimit dhe tregtisë rajonale.

Nga ana tjetër, sipas deklaratës me shkrim të bërë nga presidenca e Serbisë, Vuçiç tërhoqi vëmendjen në rezultatet negative, që do të lindin nga vendimi i udhëheqjes së Prishtinës për taksat dhe paralajmëroi se ky vendim i autoriteteve të Kosovës mund të shkaktojë destabilitetin e gjithë rajonit.

Vuçiç falënderoi Hhanin për mirëkuptimin dhe përpjekjen për të zgjidhur problemin dhe u shpreh se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën.  

Duke theksuar se nuk do të kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë ndaj vendimit për taksën doganore të Kosovës, Vuçiç tha: “Serbia dëshiron të mbetet një partner i sigurt për rajonin, Evropën dhe botën”.  

Ndërkaq Komisioneri Hahn tha se pas Serbisë do të zhvillojë takime në Kosovë.

Në seancën e zhvilluar një muaj më parë në Kuvendin e Kosovës, me propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, u mor vendim që të zbatohet taksë doganore 100% ndaj vendeve të rajonit, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, që nuk e njohin Kosovën si shtet të Pavarur.

 


Lajme të ngjashme