Qytetarët e Bosnjës dhe Maqedonisë nga sot lëvizin me letërnjoftime

Sot hyn në fuqi marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dyja vendeve.

1098258
Qytetarët e Bosnjës dhe Maqedonisë nga sot lëvizin me letërnjoftime

Qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë nga nesër, 1 dhjetor, vendkalimet kufitare do të mund t’i kalojnë me letërnjoftime.

Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dyja vendeve, të cilën e nënshkruan ministrat e Punëve të Jashtme të BeH-së dhe Maqedonisë, Igor Crnadak dhe Nikolla Dimitrov, më 12 mars të vitit 2018, hyn në fuqi sot, më 1 dhjetor të vitit 2018.

Marrëveshja është rregulluar se do të hyjë në fuqi 30 ditë pas pranimit të lajmërimit të fundit me shkrim se janë përmbushur procedurat e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme