Peja mikpritëse e takimit të qeverive Kosovë-Shqipëri

Me një ceremoni shtetërore në Pejë sot u mbajt takimi i pestë i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Peja mikpritëse e takimit të qeverive Kosovë-Shqipëri

Me një ceremoni shtetërore në Pejë sot u mbajt takimi i pestë i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas intonimit të himneve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministrat e të dy vendeve, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, përshëndetën gardën e rreshtuar të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pas kësaj vijoi takimi i përbashkët i dy qeverive.

Në mesditë u organizua ceremonia e nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve midis dy qeverive, pas çka u mbajt edhe një konferencë për mediat e kryeministrave Haradinaj dhe Rama.

Për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014, pas së  cilës janë realizuar edhe tri takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë dhe Tiranë. (AA)



Lajme të ngjashme