Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Lufta ekonomike Kosovë-Serbi, Vuçiç kërkon heqjen e taksës

Serbia nuk do të pajtohet me rregullat e reja, tha të premten në mbrëmje Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të tërheqë taksën prej 100 për qind për produktet serbe.

Sırbistan Cumhurbaşbakanı_Aleksandar Vuçiç.jpg
Sırbistan Başbakanı_Ana Brnabiç.jpg

Serbia nuk do të pajtohet me rregullat e reja, ka thënë të premten ne mbrëmje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të tërheqë taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia, ndërsa Kryeministrja Ana Brnabiç njoftoi se ata do të vazhdojnë ti bëjnë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të reagojë ndaj shkeljeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe CEFTA-s.

"Serbia nuk do të pajtohet me rregullat e reja të tyre. Tërhiqni taksën tuaj barbare, jo-civilizuese. Kur t'i tërhiqni ato, jemi gati të flasim për të gjitha gjërat dhe për temën për të cilën dëshironi", tha Vuçiç pas një takimi me të gjithë anëtarët e qeverisë serbe.

Ai shprehu shqetësimin se pa tërhequr këto masa, të gjithë do të jenë në një problem të madh, por "ne jemi të detyruar në këtë".

Presidenti serb tha se "bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë se duhet të kthehemi atje ku kemi filluar", duke përsëritur se Serbia duhet të sigurojë një dorë pajtimi, sepse ajo duhet të ruajë paqen.

Vuçiç tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vendosur 100 për qind të taksës ndaj produkteve nga Serbia ishte "përpjekja më e rëndësishme për destabilizim" me qëllim që të mos ketë serbë në Kosovë dhe u kërkoi serbëve të qëndrojnë në Kosovë, në të cilën shteti do të ndihmojë dhe do të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme.

Presidenti serb tha se atë që bënë "e kanë bërë për arsye të panjohura për ne", duke shtuar se "ata besojnë se Serbia është fajtore për shkak se fitoi në votimin në Interpol".

"Ata nuk kanë asgjë për të na thënë, ata bënë të njëjtën gjë ndaj Bosnjës-Hercegovinës, prandaj do të shohim ti koordinojmë aktivitetet me këtë vend për të vendosur sundimin e ligjit në rajon dhe brenda marrëveshjes së CEFTA", tha presidenti serb.

Me rastin e arrestimit të katër personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Vuçiç pyeti nëse dikush dëgjoi se kishin zgjidhur vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare të SDP. Ai shtoi se një nga të arrestuarit Aleksandar Curçiq ishte "rrahur brutalisht nga policia, sepse ai po u bërtiste shqiptarëve në rrugë".

"Më shumë se kushdo, ne duam të kapim vrasësit e Oliver Ivanoviçit dhe nuk ka rëndësi nëse ai është një serb apo një shqiptar", tha ai, duke shtuar se veprimi nuk kishte lidhje me të.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se ata do të vazhdojnë ti bëjnë thirrje Bashkimit Evropian (BE) për të reaguar ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Marrëveshjes së CEFTA-s. Brnabiç njoftoi se të hënën do të paraqesë një peticion për shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s nga UNMIK-u, i cili përfaqëson Prishtinën në CEFTA, dhe të kërkojë fillimin e konsultimeve formale, që është "procedurë e detyrueshme para arbitrazhit".

Ajo tha se dita e sotme ishte e vështirë, por se sigurisht nuk është e para, as e fundit.

"Ajo që Qeveria duhet të vazhdojë të bëjë është që të vazhdojmë të kryejmë detyrat, planet dhe programet tona dhe mua më duket se në ditët siç ishte ajo sot, duhet të dimë se nesër duhet të vazhdojmë edhe më fortë dhe më mirë", tha ajo, duke vlerësuar se Serbia duhet të jetë qendra e arsyes dhe stabilitetit rajonal.

Brnabiç tha se ajo me çdo çmim do të ruajë stabilitetin, përveç çmimit ndaj jetës dhe lirisë së serbëve në Kosovë, tek e cila shpreson se nuk do të vijë. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme