Kosovë-Kanada, rritje e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-s, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kanadasë në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja dhe Kosova...

Kosovë-Kanada, rritje e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-s, Borys Wrzesnewskyj, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kanadasë në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja dhe Kosova.

Ministri Berisha e falënderoi mikun kanadez për mbështetjen e tij që po i jep Kosovës në cilësinë e nënkryetarit të Grupit Parlamentar Kanada-Kosovë.

Sipas një komunikate të MFSK-së, bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme