Thaçi dhe Putin biseduan për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka realizuar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

1086394
Thaçi dhe Putin biseduan për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka realizuar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ka takuar në Paris Presidentin e Rusisë, Putin, me të cilin ka biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke arritur një "marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese".

“Mbi këtë temë, Putin ishte i qartë: 'Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta përkrah të njëjtën' ", thekson Thaçi.

Presidenti i Kosovës gjatë qëndrimit të djeshëm në Paris, ku mori pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u takua me Presidentin amerikan, Donald Trump, Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin francez, Emmanuel Macron dhe Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. (AA)



Lajme të ngjashme