Kurz: Austria përkrahë dialogun Kosovë-Serbi

Kurz, i cili pas kontakteve të djeshme në Serbi kaloi në Kosovë, në Prishtinë u prit në takim nga Presidenti Hashim Thaçi.

1082756
Kurz: Austria përkrahë dialogun Kosovë-Serbi

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi se vendi i tij do të përkrahë procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Kurz, i cili pas kontakteve të djeshme në Serbi kaloi në Kosovë, në Prishtinë u prit në takim nga Presidenti Hashim Thaçi.

Kancelari Kurz, në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit me Presidentin Thaçi, tha se Austria dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë evropiane, por sipas tij, për një gjë të tillë nevojitet dialog i suksesshëm dhe përfundim i suksesshëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi dakord me çdo marrëveshje që arrijnë Kosova dhe Serbia dhe jemi të bindur se nëse arrihet një marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër marrëveshjes prandaj një marrëveshje e tillë do të ketë mbështetjen tonë. Besoj se i njëjti qëndrim është edhe në BE, edhe nëse bëhet fjalë për korrigjimin e kufijve ose për shkëmbimin e territoreve kjo do të mbështetet nga Bashkimi Evropian", tha Kurz.

Duke vënë në dukje se pa një marrëveshje paqeje midis Prishtinës dhe Beogradit, nuk ka anëtarësim në BE Kurz tha se kjo është mënyra e vetme për të lënë pas të kaluarën dhe për të shkuar drejt një të ardhmeje pozitive.

Ndërkaq Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke theksuar se është e domosdoshme për të vazhduar dialogun me Serbinë, bëri të ditur se të gjitha subjektet politike në Kosovë duhet të jenë pro dialogut dhe njohjes reciproke mes dy vendeve, sepse si rezultat i kësaj Kosova do të mund të anëtarësohet në OKB.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e këtyre subjekteve politike për të përfunduar këtë proces me një marrëveshje paqeje me mbështetjen edhe të BE-së dhe SHBA-së. Pa një marrëveshje paqeje dhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, as Serbia as Kosova nuk do të ketë të ardhme të sigurt evropiane", theksoiThaçi.

Thaçi shtoi se beson që vizita e Kancelarit austriak Kurz në Kosovë dhe Serbi do të jetë një shtysë e re për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme