Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqia hedh hap prapa pas reagimit të Turqisë për ujërat territoriale

Duke cituar burime diplomatike, agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, tha se Tsipras, ka marrë pjesë në një takim i cili ka trajtuar çështjet e lidhura me ujërat territoriale dhe marrëdhëniet me Turqinë që është mbajtur në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Siç thuhet, Tsipras ka vendosur të ndalojë dekretin presidencial për zgjerim të ujërave territoriale të Greqisë në disa vende për 12 milje, dhe ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim me partitë tjera.

Ai tashmë po bën përgatitjet për vizitën e tij në Stamboll me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Paralelisht me këto zhvillime, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se pret nga Greqia fqinje të trajtojë çështjen në "frymë të mirë", pasi një ditë më parë, Ministria e Jashtme e Turqisë, thirri në bisedë ambasadorin grek në Ankara.

Veprimi i fundit është reagim ndaj komenteve të ish-ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ditë më parë tha se Greqia është e gatshme të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon dhe në dy zona tjera, nga gjashtë milje në 12 milje.

Një deklaratë e Parlamentit të Turqisë nga viti 1995, e cila akoma është në fuqi, parasheh që nëse Greqia zgjeron ujërat territoriale në Detin Egje përtej gjashtë miljeve, atëherë Parlamenti i Turqisë do t'i japë qeverisë të gjitha kompetencat, përfshirë edhe forcat ushtarake, për të mbrojtur interesat e Turqisë.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha të martën se deklarata "është ende në fuqi sot". (AA)

Lajme të ngjashme