Parlamenti maqedonas miraton propozimin për ndryshimin e emrit të vendit

Në parlamentin e Maqedonisë u miratua propozimi për ndryshimin e emrit në “Maqedonia Veriore”, sipas marrëveshjes së arritur më parë me Greqinë.

Parlamenti maqedonas miraton propozimin për ndryshimin e emrit të vendit

Në parlamentin e Maqedonisë u miratua propozimi për ndryshimin e emrit në “Maqedonia Veriore”, sipas marrëveshjes së arritur më parë me Greqinë.

2/3 e votave të nevojshme për të pranuar propozimin e paraqitur për votim u sigurua me mbështetjen e disa deputetëve të opozitës.

Në parlamentin me 120 karrige, 80 deputetë votuan në favor të ndryshimit të emrit.  

Me anë të këtij miratimi u ndez drita jeshile për ndryshimin e emrit të vendit.

Pas miratimit të propozimit, në fazën e dytë do të bëhet votimi në lidhje me cilat nene do të ndryshohen në kushtetutë.

Në këtë votim do të nevojitet vota e të paktën 61 deputetëve. Kurse faza e tretë dhe e fundit është miratimi i ndryshimeve përfundimtare të kushtetutës.

Në fazën e fundit nevojitet përsëri 2/3 e votave në parlament.

Ndryshimi më i rëndësishëm në kushtetutën e vendit është ndryshimi i emrit të Maqedonisë në “Maqedonia Veriore”, sipas marrëveshjes së nënshkruar në muajin qershor ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Referendumi në lidhje me miratimin e marrëveshjes, që do të zgjidhë çështjen e emrit, që vazhdon prej shumë vitesh ndërmjet dy vendeve, u zhvillua në 30 shtator, por dështoi si pasojë e pjesëmarrjes së ulët në referendum.

Në referendumin, ku pjesëmarrja mbeti në nivelin 36,91%, 91,46% e votuesve përdorën votën “Po” ndërsa 5,65% votuan kundër.

Duke filluar nga Turqia, edhe pse shumë shtete e njohin Maqedoninë me emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë”, Greqia, duke treguar si arsye se “Maqedonia” quhet një rajon brenda territoreve të saj, kërkonte ndryshimin e emrit të këtij vendi.



Lajme të ngjashme