Turqia pret nga Shqipëria ekstradimin e anëtarëve të FETO-s

Mevlut Çavushollu tha se Shqipëria ka shfaqur shembull të solidaritetit të fortë me Turqinë pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste e FETO-s, ndërsa shtoi se presin nga Shqipëria ekstradimin e anëtarëve të FETO.

mevlüt cavusoglu-ditmir bushati.jpg
dışişleri bakanı cavuşoğlu arnavutluk-ta5.jpg
mevlüt cavusoglu-ditmir bushati2.jpg
mevlüt cavusoglu-ditmir bushati3.jpg
mevlüt cavusoglu-ditmir bushati4.jpg
mevlüt cavusoglu-ditmir bushati7.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri, tha se vendi i tij pret nga Shqipëria ekstradimin e anëtarëve të organizatës terroriste FETO.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati, Çavushollu rikujtoi se FETO është përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, nga e cila humbën jetën 251 persona.

Çavushollu theksoi se Shqipëria ka shfaqur shembull të solidaritetit të fortë me Turqinë pas tentativës për grusht shteti, ndërsa shtoi se në Shqipëri ekziston një strukturim serioz i FETO-s dhe se kjo organizatë përbën kërcënim të madh edhe për shtetin shqiptar.

Ministri i jashtëm i Turqisë tha se anëtarë të FETO-s gjenden në Shqipëri dhe presin nga Shqipëria mike ekstradimin e tyre.

“Ne ua kemi dhënë listën e personave të cilët i kemi kërkuar në mënyrë zyrtare. I kemi kërkuar në formë të shkruar zyrtare”, tha shefi i diplomacisë turke, duke shtuar se kjo organizatë infiltrohet në sistemet shtetërore duke përdorur sistemin arsimor.

“Ka anëtarë të FETO-s, të cilët i kemi kërkuar nga Shqipëria dhe ne i presim ata nga Shqipëria mike”, u shpreh Çavushollu.

Ministri turk potencoi se Turqia ka përpiluar një listë me aktivitetet e FETO-s kundër Turqisë dhe kjo listë në çdo rast u është dorëzuar vendeve mike, nga të cilat, siç tha ai, presin solidaritet në luftën kundër FETO-s. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme