Krijohen mundësi të reja bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Shqipërisë

“Diplomacia parlamentare është instrument që duhet të përdoret nga dy vendet tona mike”, u shpreh Znj. Mimi Kodheli gjatë një vizite në Malin e Zi në cilësinë e Kryetares së Delegacionit shqiptar në AP NATO.

Loro Nrekiqi_Skender Durmishi2.jpg
Karadağ TİKA eğitim gönülleri.jpg
Karadağ_TİKA Podgoritsa Program Ofisi Koordinatörü_Enver Resuloğulları.jpg
Karadağ_Ülgün_Ulqin_zeytinlikler.jpg

Me ftesë të nënkryetarit të Delegacionit të Malit të Zi, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s z. Obrad Mišo Stanišic, Kryetarja e Delegacionit shqiptar në AP NATO, Mimi Kodheli po zhvillon një vizitë dyditore në Podgoricë. Gjatë takimit me z. Stanišic palët nënvizuan marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera, ndërsa vunë theksin në mundësinë e krijimit të hapësirave të reja për bashkëpunim. “Diplomacia parlamentare është instrument që duhet të përdoret nga dy vendet tona mike. Vizita të ndërsjella dhe aktivitete të përbashkëta do ti shërbenin këtij qëllimi”, u shpreh znj. Kodheli. Duke iu referuar bashkëpunimit në kuadër të AP NATO, Kryetarja Kodheli hodhi idenë e aktiviteteve të përbashkëta mes dy delegacioneve, duke shfrytëzuar rastin për të ftuar në Shqipëri Delegacionin e AP te Malit te Zi. Sipas Kryetares së delegacionit të AP NATO rritja e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve dhe projektet e përbashkëta me vendet e rajonit, do të ndikonte  në rritjen e mirëqenies të secilit prej vendeve tona. Nga ana e tij z. Stanišic falënderoi znj. Kodheli për impenjimin e saj personal në pozicionin e Ministres së Mbrojtjes, por edhe të qeverisë shqiptare gjatë procesit përgatitor për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe veçoi faktin që Parlamenti shqiptar ishte i pari që e ratifikoi këtë rezolutë. Ai shprehu gatishmërinë që Mali i Zi të ofrojë asistencë teknike për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave për në BE. Në takimin me zëvendëskryetarin e Parlamentit z. Genci Nimanbegu, ky i fundit duke u ndalur në situatën politike në vend shprehu shqetësimin sa i përket kodit elektoral ekzistues, i cili prek partitë shqiptare në Mal të Zi. Ai tha se ky është një problem që duhet të adresohet në punën e komisionit të ri të reformës zgjedhore, proces ky që pritet të fillojë së shpejti. Znj. Kodheli përmes z. Nimanbegu inkurajoi përfaqësimin e shqiptarëve në jetën politike të Malit të Zi duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat që ju krijohen. Po ashtu gjatë vizitës znj. Kodheli u prit nga Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi z. Predrag Boškovic. Në takim u komentua situata politike në të dy vendet ndërsa u vlerësua bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se bashkëpunimi brenda NATO-s është i një rëndësie të veçantë ashtu si edhe shkëmbimi i informacionit në fushën e inteligjencës.

                                                                              ***

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi takon Kryetarin e Komunës së Ulqinit 

Në Ulqin qëndroi për vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës Skender Durmishi dhe zëvendësi i tij Enver Buçaj. Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Mysafirët në fillim i uruan udhëheqësit komunalë për detyrën e re, më pas u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët. U vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës .U fol për projektet që janë në realizim e që do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve por, theks iu kushtua dhe bashkëpunimit kulturor, arsimor dhe veçmas bashkëpunimit ekonomik që është kërkesë e kohës. Kryetari Ulqinit u ndal tek lidhjet e shumta ndërmjet Ulqinit e Kosovës, foli për rrjedhën e sezonit turistik, për investimet që janë në rrjedhë e sipër e për ato që planifikohen por, dhe për interesimin e investitorëve kosovarë për të investuar në Ulqin. Ai tha se Ulqinin e pret një zhvillim i hovshëm e në këtë drejtim ka përkrahjen dhe të Qeverisë dhe Kryeministrit. Takimi ishte i frytshëm dhe shumë miqësor. Ishte konstatim i përbashkët që takime të tilla janë të domosdoshme dhe të dobishme.

                                                              ***

Investimet e TIKA-s në Mal të Zi kontribut i zhvillimit të marrëdhënieve të mira

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Rafet Husoviq u takua me koordinatorin e TIKA-s, Enver Resulolari. Bashkëpunimi i mirë me TIKA-n gjatë këtyre viteve ka kontribuar jashtëzakonisht në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë. Prezenca juaj në projekte në shumë fusha, veçmas në arsim dhe shëndetësi në të gjitha qytetet e Malit të Zi ka kontribuar në thyerjen e sterotipeve të caktuara që kanë ekzistuar në këto hapësira, tha zëvendëskryeministri Husoviq. Ai po ashtu theksoi interesimin e veçantë që në kuadër të mundësive TIKA të tregojë interesim edhe për zonat e veriut të Malit të Zi. Ndërkaq Koordinatori i TIKA-s në Mal të Zi, Enver Resulolari theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe prezantoi planet dhe aktivitetet që TIKA parasheh të realizojë deri në fund të këtij viti.

                                                               ***

Nuk do të ketë kompensim të truallit të Valdanosit me sipërfaqet e ofruara në Nikshiq 

Ministri për të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi, Mehmet Zenka ka ditë që me vëmendje është duke përcjellë atë që u përfol se Ministria e Financave është duke shqyrtuar kërkesën e kompanisë MN Invest nga Nikshiqi për shkëmbimin e territorit në Valdanos të Ulqnit. Ai reagoi ku shprehu qëndrimin e koalicionit “Shqiptarët e vendosur”, i vlerësoi si të arsyeshme shqetësimet e banorëve dhe të ish-pronarëve të ullishtës së Valdanosit dhe kërkoi sqarime shtesë me kolegët e tij nga Qeveria. Ai ka njoftuar të gjithë të interesuarit që nuk ka vend për shqetësim dhe se kjo çështje ka përfunduar ne favor të Ulqinit. Ministri Zenka po ashtu ka thënë se vazhdon procesi gjyqësor për kthimin e ullishtave ish-pronarëve. Ai nënvizoi se për çështjet madhore, siç është çështja e Valdanosit, të gjitha subjektet politike që veprojnë në komunën e Ulqinit haptazi i kanë shprehur qëndrimet e tyre dhe ato i janë të njohura opinionit të gjerë.

Përgatiti për TRT Shqip, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme