Mali i Zi kryeson radhën për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Në fjalën drejtuar eurodeputetëve në Strasburg Presidenti i Mali të Zi, Millo Gjukanoviq tha se vendi i tij radhitet i pari nga Ballkani Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Karadağ Cumhurbaşkanı Milo Djukanovic_Avrupa Parlamentosunda.jpg
Antonio Taniani_Milo Djukanovic.jpg
Karadağ_Podgoriçe_Kitap Fuarı_01.jpg
Karadağ_TİKA Podgoritsa Program Ofisi Koordinatörü_Enver Resuloğulları.jpg

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq qëndroi në Strasburg me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Taniani, ku iu drejtua eurodeputetëve në seancën e rregullt të Parlamentit Evropian. Është kjo hera e parë që një President i shtetit nga Ballkani Perëndimor flet në mbledhjen plenare të institucionit më të lartë evropian. Gjatë takimit, Kryetari i Parlamentit Evropian ka shprehur kënaqësi që Presidenti Gjukanoviq iu drejtua europarlamentarëve,- sepse siç tha ai,- “Mali i Zi radhitet i pari vend i Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Z. Tajani veçoi po ashtu rolin e Malit të Zi në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit. Nuk ka stabilitet të Evropës pa stabilitet të Ballkanit, andaj ne të gjithë kemi nevojë të gjejmë partner të sigurt siç është Mali i Zi, veçoi Tajani. Nga ana e tij Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuaknvoiq përsëriti qëndrimin se Mali i Zi mbetet partner i besuar i Bashkimit Evropian dhe e falënderoi z. Tajani për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit të tij dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

                                                        ***

Shënohet Dita e Ministrisë së Punëve të Brendshme 

Në Mal të Zi u shënua Dita e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast ministri Mevludin Nuhoxhiq, kreu i Drejtorisë së Policisë Veselin Veljoviq organizuan në Podgoricë pritje për Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO- s të akredituar në Mal të Zi. Në takim u vlerësua se bashkëpunimi në fushën kundër fenomeneve globale siç është terrorizmi, emigracioni i paligjshëm, është në nivelin e duhur. Po ashtu u tregua gatishmëri e ndërsjellët për avancimin e bashkëpunimit me këto vende përmes projekteve të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe në shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjes në rrugën e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Në kuadër të shënimit të Ditës së Policisë, ministrat u takuan edhe me përfaqësuesit e mediave, ku u fol për bashkëpunim e deritanishëm dhe avancimin e këtij bashkëpunimi me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve. Ishte konstatim i përgjithshëm se bashkëpunimi i policisë me mediat dhe organizatat joqeveritare është i domosdoshëm në luftën kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara.

                                                       ***

TIKA donatori më i madh i fushës së shëndetësisë në Mal të Zi

Dhjetë institucione shëndetësore në Mal të Zi janë pajisur me 12 aparate bashkëkohore të EKG-së falë donacionit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA. Siç njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë pajisjet janë dhuruar qyteteve të Plevles, Andrijevicës, Bjelo Poles, Cetinjës, Kotorrit, Tivatit, Danilovgradit, Nikshiqit dhe Beranes. Aparaturat mjekësore i dorëzuan në përdorim Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq, Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip dhe koordinatori i TIKA-s Enver Resulolari. Duke falënderuar për këtë donacion të vyer, ministri Hrapoviq tha se sigurimi i aparateve të EKG-së është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi, Ministrisë së shëndetësisë, Ambasadës së Turqisë dhe agjencisë TIKA, që është njëherësh dhe donatori më i madh i sistemit shëndetësorë në Mal të ZI. Ministri Hrapoviq rikujtoi se që nga viti 2007 deri në vitin 2018 vlera e përgjithshme e ndihmës së TIKA-s për institucionet shëndetësore në Mal të Zi është 2,3 milion euro. Ai tha po ashtu se duke iu falënderuar përkushtimit të veçantë të Ambasadorit të Turqisë në Mal të Zi z. Serhat Galip është zhvilluar edhe bashkëpunimi në fushën e edukimit të personelit shëndetësor. Ai tha se mjekët specialistë nga Mali i Zi falë këtij bashkëpunimi kanë shkuar në specializime të ndryshme në spitalet më të njohura të Turqisë.

                                                   ***     

Hapet Panairi i 4-t Ndërkombëtar i Librit 

Në Podgoricë u hap Panairi i Katërt Ndërkombëtarë i Librit. Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor tuboi mbi 60 botues nga vende të ndryshme të rajonit dhe mbi 100 autorë të fushave të ndryshme. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm personalitete të larta të kryeqytetit të Malit të Zi dhe Ministrisë së Kulturës. Ministri Aleksandar Bogdanoviq duke folur në hapje të panairit, u ndal tek kontributi që ka panairi për prezantimin e botuesve bashkëkohorë duke pasur parasysh rëndësinë dhe funksionin e gjuhës në procesin e konstituimit të identitetit nacional. Sipas tij, panairi edhe një herë dëshmoi se libri nuk është në krizë dhe numri i madh i vizitorëve në stendat e panairit e dëshmoi një gjë të tillë. Edhe këtë vit i pranishëm me një stendë të veçantë në panair ishte edhe Instituti “Yunus Emre” në Podgoricë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi , përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme