Kryeqyteti i Shqipërisë mirëpriti “Ditët e Turqisë”

Nga data 25-27 shtator 2018, në Tiranë është zhvilluar aktiviteti “Ditët e Turqisë”, organizuar nën moton “Sa afër jeni me Turqinë”...

Arnavutluk Tiran'da Türkiye Günleri 01.jpg
Arnavutluk Tiran'da Türkiye Günleri 02.jpg
Arnavutluk Tiran'da Türkiye Günleri 07.jpg
Arnavutluk Tiran'da Türkiye Günleri 10.jpg
Arnavutluk Tiran'da Türkiye Günleri 14.jpg
Arnavutluk Tiran'da Türkiye Günleri 11.jpg

Në Tiranë, nga 25-27 shtator 2018, është zhvilluar aktiviteti “Ditët e Turqisë”. Në ditën e parë është mbajtur ceremonia e hapjes së aktivitetit me moton “Sa afër jeni me Turqinë”.

Ky aktivitet u organizua për të dytin vit radhazi në Shqipëri nga Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë, me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, ku për disa ditë u prezantua për qytetarët shqiptarë kultura dhe traditat turke.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Haydar Ali Yildiz, kryekëshilltari për çështjet kulturore i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, si dhe Abaz Hado, këshilltari i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Haydar Ali Yildiz, në fjalën e tij u shprehu të pranishmëve përshëndetjet e popullit turk dhe të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Ky aktivitet tregon më së miri nivelin e lartë të bashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën politike, ekonomike, kulturore, arsimore, etj. Këtu ka shumë nxënës që mësojnë gjuhën turke në Institutin “Yunus Emre”. Gjithashtu ka shumë studentë shqiptarë që studiojnë në Turqi, si dhe ka shumë biznesmenë që investojnë në Shqipëri. Nga të gjitha këto veprimtari fitojnë të gjithë, fiton Shqipëria, fiton Turqia, por para së gjithash fiton miqësia dhe vëllazëria”, theksoi Yildiz.

Ai vuri në pah se Shqipëria dhe Turqia kanë një histori dhe një kulturë të përbashkët dhe kanë bashkëjetuar gjithmonë mirë, duke mbizotëruar drejtësia dhe paqja. Më tej gjatë fjalës së tij, Yildiz tha se “Ne dëshirojmë që kultura shqiptare dhe arsimi të përparojë bashkë dhe të kemi një bashkëpunim sa më të mirë në këto dy fusha”.

Duke folur për organizatën terroriste FETO, Yildiz nënvizoi se FETO është një organizatë dinake.

Turqia është një vend, i cili prej kohësh është në një luftë të ashpër kundër organizatave terroriste. Zëri ynë jehon akoma më shumë në botë falë edhe luftës që po bëjmë kundër PKK, YPG dhe organizatave tjera terroriste ndërkombëtare. Ne po i ndjekim veprimtaritë e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit. Duhet ta dini që organizata terroriste FETO është një organizatë dinake, e cila vepron në mënyrë tepër djallëzore në fushën e arsimit. Ne duke zhvilluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, duhet të jemi gjithmonë vigjilentë ndaj veprimtarisë së kësaj organizate terroriste. Asnjë organizatë terroriste nuk mund të lëkundë miqësinë e fortë midis Turqisë dhe Shqipërisë”, deklaroi Yildiz.

Ndërsa Abaz Hado, këshilltari i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij tha se “Jemi të lumtur që kemi miq të fortë që na duan fort dhe i duam si Turqia. “Sot ne vendosim një marrëdhënie të re me të gjitha institucionet turke, institutin Yunus Emre, TIKA-n, sepse ne e vlerësojmë shumë çfarë ka bërë TIKA aktualisht në restaurimin e shumë monumenteve të kulturës. Gjithashtu vlerësojmë punën që ka bërë instituti “Yunus Emre” në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë”, tha Hado.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, deklaroi se qytetërimi dhe kultura turke është shumë dimensinale me shumë rrënjë të thella.

Shefi i misionit diplomatik turk në kryeqytetin e Shqipërisë tha se qytetarët e këtij vendi do të njohin akoma më mirë zhvillimin e Turqisë duke vizituar stendat gjatë 3 ditëve të aktivitetit.

Të pranishmit në ceremoni i përshëndeti edhe drejtori i Institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë, Omer Osman Demirbas.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë”, u organizuan në Sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit të Shqipërisë.

Në stendat promovuese që qëndruan të hapura përgjatë gjithë ditës, u prezantuan kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke. Gjithashtu çdo mbrëmje pati koncerte dhe aktivitete shumëngjyrëshe, ku qytetarët shqiptarë u njohën me kulturën turke.

 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme