Koment - A solli shoqëria ndërkombëtare stabilitet në Ballkan?

Gjendja aktuale në Ballkan, tregon se përgjegjësia e komunitetit ndërkombëtar në rajon nuk ka përfunduar ende dhe lista e atyre që nevojitet të bëhet për stabilitetin e qëndrueshëm është ende shumë e gjatë.

1055885
Koment - A solli shoqëria ndërkombëtare stabilitet në Ballkan?

Edhe në Bosnje-Hercegovinë, edhe në Kosovë, për ti dhënë fund përleshjeve të përjetuara gjatë viteve 1990 dhe për të mund të gjetur zgjidhje paqësore, përfaqësuesve të palëve në konflikt, duke ju dhënë autorizim brenda kufijve rajonal, administrues dhe të drejtësisë, përgjithësisht u krijuan struktura të bazuara në themele etnike. Më pas u krijuan struktura ndërkombëtare në fillim për të kontrolluar dhe më pas për të vëzhguar strukturat e lartpërmendura. Por pas një fare kohe, këto struktura u kthyen në bllokues të sistemit. Kur sistemi u bllokua, filluan diskutimet nëse komuniteti ndërkombëtarë dështoi apo jo. Dhe me të vërtetë, a gaboi shoqëria ndërkombëtare në Ballkan?

Në 21 nëntor 1995, ndërmjet presidentëve të asaj kohe të Bonje-Hercegovinës, Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Kroacisë, përkatësisht Aliya İzetbegoviç, Slobodan Millosheviç ve Franyo Tucman, u nënshkrua Marrëveshja e Paqes së Dajton dhe ju dha fund luftës në Bosnje. Kjo marrëveshje, kishte dy qëllime themelore, njëri afatgjatë dhe njëri afatshkurtër.

Ai afatshkurtër kishte për qëllim ndalimin e luftës dhe parandalimin e vdekjeve dhe shkatërrimeve. Ndërsa qëllimi afatgjatë ishte paqja e qëndrueshme dhe krijimi i mjedisit të nevojshëm për stabilitetin. Deri në ditët tona mund të themi se në këto tema janë siguruar suksese të rëndësishme. Dhe me të vërtetë, po të kihet parasysh se sa e vështirë është krijimi i një ambienti paqeje pas një lufte të frikshme, në çfarëdolloj aspekti që të shihet, duket qartë se Bonja është në një rrugë pozitive. Nëse marrim parasysh ato që përjetohen në Siri në ditët tona, kuptohet se sa e vështirë është stabilizimi i paqes. Bosnje-Hercegovina sot jeton në paqe. Liria e lëvizjes është siguruar në mbarë vendin.

Krahas kësaj, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës në vitin 2000, boshnjakët, serbët  dhe kroatët e Bosnjes, në mbarë vendin u pranuan si popuj themelues. Kurse Sarajeva e djegur gjatë luftës, në ditët tona ka marrë përsëri pamjen e një Kryeqyteti që i ka hije Evropës. Marrëdhëniet etnike, edhe pse të matura, janë duke u përmirësuar hap pas hapi.

Askush nuk mund të kundërshtojë anët pozitive të Marrëveshjes së Paqes së Dajtonit. Por, kjo marrëveshje solli edhe disa shqetësime. Para së gjithash, Bosnja e Dajtonit, nuk cilësohet një shtet normal. Arsyeja për këtë është se në vendin e pas-luftës, kanë mbetur rajone homogjene nga aspekti etnik dhe në kontrollin e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të Bosnjës. Marrëveshja e Paqes së Dajtonit, duke qenë si i ka legalizuar këtë ndarje etnike, tërësia territoriale dhe pavarësia e vendit, është vazhdimisht nën kërcënim.

Faktikisht kjo marrëveshje hodhi themelin e nevojshëm për riunitetin e shtetit dhe shoqërisë së Bosnje-Hercegovinës. Por për shkak të pamjaftueshmërisë së vullnetit politik, Bosnje-Hercegovina nuk është kthyer ende në një shtet modern me një kushtetutë moderne.

Kurse po të vëmë re shembullin e Kosovës, para së gjithash me mësimet e nxjerra nga lufta e Bosnjës, për të mos i lënë vend një skenari të dytë të përjetuar në Bosnjë, duket qartë se komuniteti ndërkombëtarë bëri një ndërhyrje më të shpejtë dhe më efektive.  Por për fat të keq, komuniteti ndërkombëtar që nuk kishte një strategji daljeje, që nga fundi i luftës në vitin 1999 e deri në mes të viteve 2004, ndoqi një politikë të vazhdimësisë defakto gjithmonë aktuale në Kosovë dhe u soll jo e zellshme për të përcaktuar statusin përfundimtar. Kur u kuptua se kjo gjendje e statusit nuk mund të vazhdonte më në atë mënyrë, fillua negociatat mbi statusin e Kosovës.

Sot pavarësia e Kosovës njihet nga 111 vende. Por tashmë, askush nuk mund ta mohojë, madje as vetë Kosova, se sot ekziston problemi i një “Kosove të vogël” në territoret veriore të këtij vendi. Dialogu që zhvillohet për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të lidhë në mënyrë të konsiderueshme veriun e Kosovës me Prishtinën. Por duke qenë se shoqëria ndërkombëtare ka shpërfillur prej vitesh tërësinë e veçantë të veriut të Kosovës, ura në qytetin e Mitrovicës që ndan palën shqiptare dhe serbe, nuk do të sjellë lehtë në vend detyrën bashkuese. 

E parë në një aspekt më të gjerë, në hapësirën gjeografike të ish-Jugosllavisë, vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë arritur stabilitetin

 

Kurse në Kosovë, Serbi, Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoni, burimet e tensionit vazhdojnë të ndjehen. Në rajon vazhdon politika e bazuar në nacionalizmin dhe identitetin etnik. Nga ana tjetër, niveli i ulët i mirëqenies në rajon, nxit tendencat ekstremiste të djathta. Me shumë mundësi, edhe në të ardhmen, disa grupe margjinale që dalin kundër bashkëjetesës së grupeve të ndryshme etnike, do të vazhdojnë të krijojnë probleme sigurie ndër njerëzit e Ballkanit.

Por duke u nisur nga kushtet rajonale dhe ndërkombëtare të sotme në lidhje me Ballkanin, mund të thuhet se ata që mbështesin copëtimin edhe më shumë të rajonit, do të jenë të detyruar të dështojnë. Por përsëri, gjendja aktuale në Ballkan, tregon se përgjegjësia e komunitetit ndërkombëtar në rajon nuk ka përfunduar ende dhe lista e atyre që nevojitet të bëhet për stabilitetin e qëndrueshëm është ende shumë e gjatë. 

Dr. Erhan Türbedar    



Lajme të ngjashme