Hahn: Çështja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes për BE-në janë çështje themelore

Komentet e tij Hahn i bëri në konferencën ndërkombëtare “Ditët e mediave BE-Ballkani Perëndimor”, që në organizim të Komisionit Evropian mbahet në Shkup.

Hahn: Çështja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes për BE-në janë çështje themelore

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi në Shkup se çështja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes për BE-në janë çështje themelore, për çka BE-ja duke filluar nga negociatat me Serbinë, ka sjellë një metodologji të re, me të cilat negociatat çelen me kapitujt e lirisë së shprehjes dhe përfundojnë me të njëjtit kapituj.

Komentet e tij Hahn i bëri në konferencën ndërkombëtare “Ditët e mediave BE-Ballkani Perëndimor”, që në organizim të Komisionit Evropian mbahet në Shkup. Ai tha se çështjet që prekin lirinë e mediave, janë të përfshira në kapitujt 23 dhe 24, me të cilat shtetet e Ballkanit Perëndimor do të çelin negociatat.

“Kjo është arsyeja përse unë preferoj t’i referohem kësaj si një proces në vend që t’i referohem si negociata, sepse po të ishin negociata, atëherë kjo nënkupton kalim nëpër kapitujt duke thënë se ka një legjislacion, mirëpo çështja ka të bëjë me zbatimin e ligjin dhe me qëndrueshmërinë e tyre”, deklaroi Hahn në bashkëbisedim me pjesëmarrësit e konferencës.

Pjesë të rëndësishme të panelit, zuri çështja e të ashtuquajturave “lajme të rreme”, për të cilat Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se ndikojnë shumë mbi stabilitetin e brishtë të Ballkanit, pasi në raste të caktuara, këto lajme nxisin ekstremizëm dhe radikalizëm.

Ai komentoi deklaratën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili tha se "Nuk ka kurrfarë dyshimi se Moska financon grupe pro-ruse me qëllim që referendumi për ndryshimin e emrit, i cili duhet të mbahet nga fundi i muajit, të mos ketë sukses”, duke thënë se mënjanimi i këtij fenomeni është para së gjithash një detyrë qytetare, për të shtuar se shpreson që gjatë takimeve që do të ketë me përfaqësuesit e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) të cilët po qëndrojnë në vend do të mësojnë më shumë detaje.

“Lufta kundër lajmeve të rreme mbetet, ndërsa qeveria përpiqet që në bashkëpunim me organizatat profesionale dhe punonjësit mediatik ta bëjë këtë. Jam ithtar i vet rregullimit sepse gazetarët dhe punonjësit mediatik dinë ta bëjnë këtë më së miri, ndërsa ne, politikanët, jemi këtu ta përkrahim atë zgjidhje për të cilën ata mendojnë se është më e mira”, tha Zaev, duke shtuar se aktualisht nuk posedon prova për një përzierje ruse në Maqedoni, por nëse do të ketë, do t’i ndajë me publikun. (AA)



Lajme të ngjashme