Nga 1 shtatori, Komuna e Tuzit u bë komunë e pavarur

Realizohet një kërkesë e hershme e shqiptarëve të Malit të Zi, Komuna e Tuzit bëhet komunë e pavarur duke filluar nga një shtatori.

Karadağ_Tuzi şehri.jpg
Karadağ_sırp yanlısı siyasi partiler.jpg
Karadağ Başbakanı Dushko markoviq.jpg
Karadağ TİKA eğitim gönülleri.jpg
Karadağ_Arnavutluk heyeti.jpg

Kërcënohet me jetë kryeministri i Malit të Zi

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se kryeministri Dushko Markoviq është kërcënuar me jetë. Sipas tyre, kërcënimi ka ardhur përmes rrjetit social. “Menjëherë me të marrë lajmin për kërcënimin në drejtim të kryeministrit Markoviq përmes rrjetit sociale, organet e sigurisë janë mobilizuar për të zbuluar identitetin e personave që kanë kërcënuar”, thekson policia e Malit të Zi. Ata tutje kanë thënë se shërbimet malazeze të sigurisë janë të vendosura që ta sigurojnë në mënyrë sa më profesionale kryetarin e Qeverisë.

Partitë proserbe në Mal të Zi mbledhin nënshkrime për të anuluar njohjen e Kosovës

Partitë proserbe në Mal të Zi, anëtare të Frontit Demokratik të opozitës, së bashku me Këshillin Kombëtar Serb, kanë nisur këtë javë mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nisja e peticionit u paralajmërua nga Partia Popullore Demokratike, anëtare e Frontit Demokratik, anëtarët e së cilës, nën udhëheqjen e kryetarit Millan Knezheviq, vizituan ditë më parë Mitrovicën e Veriut, me ftesë të kryetarit të këtij qyteti, Goran Rakiq. Sipas Knezheviq llogarisin që deri në fund të këtij viti do të mbledhin rreth 60 mijë nënshkrime. 

Partia Popullore Demokratike tha se "së paku 85% e qytetarëve të Malit të Zi nuk e mbështesin njohjen siç thanë ata “të rreme të shtetit të Kosovës". Mali i Zi e ka njohur Kosovën tetë muaj pasi ajo ka shpallur pavarësinë, përkatësisht në tetor të vitit 2008-të. Nga ana tjetër Partia në pushtet ajo Demokratike e Socialistëve(PDS) dhe partia Liberale kanë thënë se kjo kërkesë është e pa kuptimtë dhe bëhet për qëllime të ulëta politike. Ata nënvizojnë që Mali i Zi me pranimin e Kosovës shtet të pavarur ka vlerësuar realitetin politik e kjo republikë gjithnjë ka ndjekur realitetin dhe jo iluzionet politike. 

Subjektet politike shqiptare përshëndesin jetësimin e idesë që komuna e Tuzit të jetë e pa varur

Nga 1 shtatori, Tuzi u bë komunë e pavarur me te drejta të plota, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën politike dhe ekonomike të kësaj treve. Sipas subjekteve politike shqiptare, Komuna e Tuzit përbën padyshim arritjen më të madhe të koalicionit "Shqiptarët e vendosur", dhe në të ardhmen, po me këtë vendosmëri, do të punohet edhe për arritjen e qëllimeve të tjera. Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu uroi qytetarët e Komunës më të re në Mal të Zi, qytetarët e Komunës së Tuzit duke nënvizuar “Kemi nderin të jemi gjenerata e politikanëve shqiptarë që solli deri te realizimi i idesë së vjetër disa dekada mbi komunën e pavarur të Malësisë – Tuzit. Është kjo dëshirë më se e arsyeshme dhe legjitime e banorëve të këtyre trevave që ta marrin përgjegjësinë për zhvillim në duart e tyre. Është dashtë shumë kohë, energji dhe angazhim politik i të gjitha strukturave politike të përfaqësuesve autentikë politikë shqiptarë në Mal të Zi tha më tej Nimanbegu që të jetësohet kjo ide. Qytetarët e Malësisë duhet t’i ndjejnë shpejtë mirësitë dhe përparësitë e organizimit të vetëqeverisjes së tillë lokale. Gjithçka duhet të bëhet për të mirën e shoqërisë, në mënyrë që atyre çdo ditë e më shumë t’u mundësohet realizimi i synimeve për një Komunë të zhvilluar dhe demokratike, deklaroi Nimanbegu. Nënkryetari Nimanbegu theksoi se si përfaqësues i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi ndjen kënaqësi edhe më të madhe që u realizua njëra nga kërkesat kyçe të shënuara dhe të afatizuara në marrëveshjen mbi koalicionin qeverisës ndërmjet Koalicionit Shqiptarët të vendosur: Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare dhe Unionit Demokratik Shqiptar me partinë në pushtet. “Mbetet shumë punë dhe angazhim, para së gjithash të subjekteve shqiptare, që në zgjedhjet e ardhshme të marrin pushtetin në këtë komunë, pra përgjegjësinë për zhvillimin e trevës së Malësisë. Malësia ka edhe resurse ekonomike, por edhe kapacitet intelektual për një sfidë të tillë” veçoi Nimanbegu.

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet qyteteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë

Në iniciativë të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, me bashkëpunëtorë pritën në një takim pune kryetarët e qyteteve të Përmetit, Mallakastrës, Kryetarin e Shoqatës së qyteteve të Shqipërisë dhe udhëheqësin e delegacionit  Drejtorin e zyrës së Fondacionit për Shqipëri Walter Glos, mësohet nga Komuna e Ulqinit. Nikoqirët njoftuan mysafirët më për së afërmi me funksionimin e pushtetit vendorë, fushëveprimin e tij dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Fondacioni për mysafirët nga Shqipëria ka paraparë takime të ngjashme edhe në qytetin e Kotorrit dhe Tivarit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, njohjes dhe funksionimit të administratës dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ajo. Ishte konstatim i përgjithshëm që takime të këtij lloji janë të domosdoshme dhe i kontribuojnë avancimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, në përputhje me standardet evropiane.

Italia kërkon nga Mali i Zi që të pranojë emigrantët 

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka thënë se deri në fund të kësaj jave Mali i Zi do të vendosë për kërkesën e Italisë për pranimin e një pjese të emigrantëve gjithsej 140 të cilët ndodhen në anijen Diciotti që për momentin gjinden në Sicili. Bashkimi Evropian i ka mbyllur kufijtë për emigrantët, andaj shtetet e Ballkanit perëndimorë janë në presion të vazhdueshëm pasi nga ta kërkohet ajo që shtetet e Bashkimit Evropian nuk dëshirojnë të bëjnë. Përndryshe në Mal të Zi pothuajse çdo ditë mbërrijnë emigrant të rinj. Partitë politike kanë qëndrime të ndryshme sa i përket emigrantëve. Një pjesë e tyre thonë se numri i madh i emigrantëve mund të rrezikojë[ sigurinë në vend ndërkohë që të tjerët mendojnë se Mali i Zi duhet të bëhet strehë e përkohshme dhe të tregoj humanizëm. Për atë se kjo çështje është me rëndësi të veçantë e dëshmon edhe takimi që kryeministri Dushko Markoviq pati me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas të gjitha paralajmërimeve çështja e emigrantëve në Mal të Zi mund të aktualizohet gjatë muajve të ardhshëm ku pritet një vale e madhe e refugjatëve. Për këtë ushtria dhe policia bashkë po ruajnë kufijtë nga kalimet ilegale.

Në Mal të Zi filloi viti i ri shkollor dhe kurset e mësimit të gjuhës turke

Rreth 100 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në mal të Zi filloi viti i ri shkollor. Këtë vit për të parën herë në bankat e shkollës u ulën 15 mijë nxënës filloristë. Sa i përket mësimit në gjuhën shqipe ai zhvillohet në disa qytete të Malit të Zi e ku numri më i madh është në Komunën e Ulqinit, ku veprojnë 4 shkolla fillore dhe dy të mesme. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor veçojmë një aktivitet të organizuar nga TIKA. Në fakt vullnetarët e tubuar rreth TIKA-s ndihmuan në adaptimin e objektit të shkollës shqipe në fshatin Dinoshë të Malësisë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të fushatës shkëmbimi i përvojave të vullnetarëve të TIKA-s të cilët po qëndrojnë në Mal të Zi. Përndryshe objekti i shkollës fillore 29 Nëntori Dinoshë është ndërtuar në vitin 1960. Kjo shkolle numëron 180 nxënës e në procesin mësimorë janë të angazhuar 30 mësimdhënës. Me fillimin e vitit të ri shkollorë në qendrat e ndryshme të Malit të Zi filluan dhe kurset e mësimit të gjuhës turke të organizuara nga TIKA dhe Instituti Yunus Emre në Podgoricë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi , përgatiti Vera AKIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme