Mogherini: Vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen partnerë të sigurisë së BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen partnerë të sigurisë së Bashkimit Evropian, deklaroi të enjten shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini...

Mogherini: Vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen partnerë të sigurisë së BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen partnerë të sigurisë së Bashkimit Evropian, deklaroi të enjten shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini.

Deklarata e zyrtares së lartë u bë gjatë takimit jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.

"Diplomatët diskutuan në këtë takim bashkëpunimin në fushën e sigurisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është konsideruar gjithmonë një zonë destabiliteti, ndërkohë që tani BE-ja i konsideron ato vende partnere", theksoi Mogherini.

"BE-ja po diskuton me NATO-n përmirësimin e bashkëpunimt për sigurinë në rajon", shtoi ajo duke njoftuar se ministrat e Unionit do të fokusohen edhe mbi mundësitë e zgjerimit të programit evropian të Bashkëpunimit të Përhershëm Strukturor (PESCO) për sigurinë dhe mbrojtjen.



Lajme të ngjashme