Kosova drejt liberalizimit të vizave

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, LIBE, ndezi dritën jeshile për heqjen e vizave për Kosovën.

Kosova drejt liberalizimit të vizave

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, LIBE, ndezi dritën jeshile për heqjen e vizave për Kosovën.

Në votimin e bërë dje në LIBE doli vendim në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Çështja planifikohet të diskutohet në seancën e Parlamentit Evropian muajin e ardhshëm dhe më pas do të merret vendimi në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha përgëzoi nënshtetasit e Kosovës dhe deklaroi se liberalizimi i vizave do të realizohet deri në fund të vitit.

 


Lajme të ngjashme